Dobi prezantohet si trajneri i ri: Kukësi me potencial, por s'ka grupin! Drejtori Halili: Gega gaboi me zgjedhjet

12 Shtator 2022, 14:18| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 14:33

  • Share

Është prezantuar këtë të hënë nga klubi i Kukësit trajneri i ri Enkeleid Dobi, i cili u emërua pas dorëheqjes së Skënder Gegës, si pasojë e nisjes shumë të dobët të sezonit. Verilindorët pas katër ndeshjes renditen të fundit me 2 pikë. Dobi, 47 vjeç, vjen te Kukësi pas dy ekpsperiencave në Poloni, ndërsa si futbollist është shpallur kampion me Teutën në vitin 1994.

“Projekti është jahtëzakonisht ambicioz. Kemi lojtarë cilësorë, por tani duhet të krijojmë grupin, të formojmë ekpin. Pastaj të marrim rezultatet e duhura që i takojnë Kukësit,”-u shpreh Enkeleid Dobi, trajneri i Kukësit.

Edhe pse pankinë ndërroi drejtues shumë shpejt investitorë të klubit përsërisin të njëjtin objektiv si në fillim të sezonit.

“Shpresojmë të jemi kampion, sepse ne nuk futemi për objektiv tjetër. Kukësi ka vetëm një ide, që të dalë kampion dhe investimi për këtë punë është bërë,”-tha Marsel Braka, investitor i Kukësit.

Largimi i Skënder Gegës krijoi polemika në lidhje me organikën e skuadrës, pasi trajneri tropojan ishte i pakënaqur për formën e lojtarëve të ardhur në merkato.

“Unë e di që lojtarët janë zgjedh nga trajneri Gega. Kur bëhet ky veprim i bie që ai është shumë i bindur sepse teknologjia ka avancuar dhe i shikon në internet, në video dhe merr të dhëna informative në të gjitha anat. Klubi ia ka ofruar dhe ai ka përzgjedhur. I bie që nuk ka bërë zgjedhjet e duhura. Nuk kemi lojtarë të dështuar,”-u shpreh Naim Halili, drejtor sportiv i Kukësit.

Ndeshja e rradhës për Kukësin në Superligë do jetë kundër Partizanit për llogari të javës së pestë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?