Doçi: Agron Tufa ka ikur të bëjë edhe nja pesë kalamaj të tjerë në Zvicër, ju 'grini sallatë' në Tiranë

7 Dhjetor 2019, 09:27| Përditesimi: 7 Dhjetor 2019, 09:30

  • Share

Bëhuni pak seriozë! Agron Tufa ka ikur të bëjë edhe nja pesë kalamaj të tjerë në Zvicër, ju 'grini sallatë' në Tiranë me komunistë dhe sigurimsa imagjinarë. Jo, nuk është ky rasti i krahasimit me ushtarin e fundit amerikan që 'luftonte' në pyjet e Vietnamit 20 vite pasi kishte mbaruar lufta dhe as me Don Kishotin. Ka ikur për një jetë më të mirë, pasi kanë filluar t'i hollohen dhe ndryshken ca lidhje të vjetra interesash.

Kur ishte PD-ja në pushtet bënte 17 punë njëkohësisht, tani nuk bënte 17, por 7 punë paralele. Nuk janë pak. Shumica e shqiptarëve me vështirësi bëjnë vetëm një punë. Ky bënte 7 në mes të komunistëve imagjinarë. Fitonte edhe ndonjë çmim letrar, ç'është e vërteta me meritë. Është përkthyes serioz i letërsisë ruse. Edhe gruaja i bënte nja 15 punë paralele nëpër ministri, fakultete dhe borde. Pra, këtë mundësi ta jep vetëm një sistem demokratik, pavarësisht deformimeve të tij. Por deri në vitin 2013 nuk fliste shumë për 'pushtimin e ri komunist'. Nuk tha asnjë fjalë për kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, kur i dolën fotot duke pozuar tek oxhaku i Enver Hoxhës dhe në varkë me familjen e diktatorit.

Dhe ndoshta mirë ka bërë se as Berisha nuk besoj se është komunist, por ka pozuar nga halli dhe për të mbijetuar. Por, për kapjen e shtetit nga komunistët dhe sigurimasat nisi të fliste kur iu holluan dhe ndryshkën lidhjet që i sillnin para. Si ka mundësi që një shtet i kapur nga komunistat dhe sigurimsat paskërka emëruar z. Tufa drejtor të Institutit të Krimeve të Komunizmit?! Si ka mundësi që një shtet i tillë i jep dhjetëra paga njëherësh atij dhe së shoqes?! Ndaj, të bëhemi pak më seriozë. Në Shqipëri problemi nuk janë komunistët (nëse ka ende ndonjë të tillë), në Shqipëri problemi janë hajdutët me kollar

Komento

Komente

  • Luli: 07/12/2019 18:32

    Bravo je i madh mendje ndritur si ti i duhen vendin por ke bere gjithe kete analize te detajuar nuk e trajtove pak dhe ceshtjen e Brahos pse e djeg kaq shume ate kjo ceshtje duhet ta dish edhe kete

    Përgjigju
  • Azilant ne Kongo: 07/12/2019 15:10

    Shkurt dhe sakte! Me troc se kaq s'ka ku te shkoje. Dhe boll me ket temen e tufave se ka plot ceshtje me rendesi.

    Përgjigju
  • Brilanti: 07/12/2019 13:16

    Rrofshi ju qe thoni te verteten. Nuk jemi budallenj

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/12/2019 10:22

    Agron Tufa = KÇK

    Përgjigju
  • Ardi: 07/12/2019 10:16

    Fix ky ishte një hajdut nga ata që kollaren jua lidhte Shqipëtarve duke përfituar nga 7 rroga dhe të Tjerët dhe 1 rrogë që marrin sju del për bukë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?