Marco Rubio dhe Milorad Dodik

Bota

Dodik non grata/ Sulmon SHBA si Berisha: Ne nuk heqim dorë nga politikat tona, Rubio po gënjehet nga administrata e Biden

8 Mars, 18:41| Përditesimi: 8 Mars, 19:31

  • Share

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, non grata, njëjtë si Sali Berisha ka sulmuar SHBA menjëherë sekretarin e Shtetit. Marco Rubio tha se vendimet e Dodik që pengojnë punën e drejtësisë përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe minojnë institucionet shtetërore të saj.

“Ai gabon kur e thotë këtë. Do të ishte mirë të lexonte se çfarë po ndodh këtu dhe jo thjesht të pranojë narrativat e rreme të krijuara nga administrata e Biden.” tha Dodik.

Dodik tha se Republika Srpska nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.

“Ne nuk mund të heqim dorë nga objektivat dhe politikat tona, pavarësisht se kush është në anën tjetër. Sekretari i Shtetit ka bërë një sërë gabimesh dhe nuk ka kohë të merret me detaje,” shtoi ai.

Dodik, i cili u dënua me 1 vit burgim dhe gjashtë vjet me ndalim të veprimtarisë politike, dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Srpska entiteti serb i Bosnjës të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Dodik më 26 shkurt u dënua me 1 vit burgim dhe gjashtë vjet me ndalim të veprimtarisë politike. Dodik u dënua për kryerjen e veprës penale të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit së Lartë. Dodik nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?