Dogana e Morinës me ‘pamje’ të re, rikonstruktohet me fondin 1 mln euro të Bankës Botërore (VIDEO)

6 Korrik, 14:17| Përditesimi: 6 Korrik, 14:56

  • Share

Dogana e Morinës ka marrë një pamje krejtësisht të re. Në këtë pikë kalimi është bërë urbanizimi dhe ndriçimi i ambienteve ndërsa muralet në fasadën e godinave mundësojnë një imazh të bukur për turistët e huaj dhe qytetarët që lëvizin në të dy anët e kufirit Shqipëri- Kosovë.

Tashmë janë 12 korsi dhe një by-pass i ri për kontrollin e kamionëve dhe mjeteve të transportit. Modernizimi i pikës kufitare u realizua në kuadër të Paktit të Stabilitetit, me një fond të Bankës Botërore prej rreth 1 milion eurosh.

Ndërkohë sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin e lëvizjes. Në muajin qershor kanë hyrë në Shqipëri 580 mijë e 633 shtetas të Kosovës. Fluksi i lëvizjes në dyja anët e kufirit pritet të jetë në rritje gjatë korrikut dhe gushtit.

Sakaq, kalimi në Morinë bëhet me procedura të lehtësuara, pa kontroll të pasaportave, përgjatë 9 muajve të vitit si dhe në fundjava dhe ditë festash.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?