Një sasi prej 34 mijë copë cigare elektronike e nisur nga Italia me destinacion përfundimtar Kosovën është bllokuar nga doganat në Portin e Durrësit.
Ngarkesa, në sasinë 1500 kg (34 420 copë ne total) u bllokua në anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro
Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet Doganore Shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.
Për këtë arsye, administrate doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal.
Lajmi ne perditesim...