Kronikë

Doganat sekuestrojnë në Hanin e Hotit 80 mijë paketa kontrabandë pa pullë fiskale

21 Shkurt 2020, 17:24| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 17:27

  • Share

SHKODER - Strukturat e Administratës Doganore sekuestruan në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit 80 mijë paketa cigare të papajisura me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

"Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar, ku rezultoi  një ngarkesë prej  80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”.

Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve”. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore",
njofton drejtoria e Doganës.

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 21/02/2020 23:13

    Bravo, derromjini bajgat se për 30 vjet eshte bere hataja!

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 08/03/2020 19:40

      Po behet hataja thuaj!! Edhe me date 6 mars u kap nje kamion tjeter dhe nuk permendet asnje emer!! Minimalisht shoferi duhet te arrestohet...dhe te mos arrestojne fakirat me dy arka keçap!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?