DURRËS- Dy 18-vjeçarë kanë rënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi kanë djegur dy automjete në 23 shtator. Ngjarja e qëllimshme zbardhet pas 3 muajsh nga blutë e Durrësit.
Në pranga kanë rënë Albjon Golemi, 18 vjeç, Ertin Hoxha, 18 vjeç, një i mitur është vënë në hetim, ndërsa në kërkim është shpallur 32-vjeçari Eridjon Rubener. Të katër në bashkëpunim me njëri-tjetrin doqën 2 makina qëllimisht më 23 shtator.
“Policia e Durrësit zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Mbas një pune hetimore dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve. Në vijim të veprimeve u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi shtetasve Ertin Hoxha, 18 vjeç dhe Albjon Golemi, 18 vjeç, të dy banues në Durrës.
U shpall në kërkim shtetasi Eridjon Rubener, 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.