Djegia e karrigeve nga PD më 30 shtator

SPAK ‘fal’ 23 deputetët e PD që dogjën karriget e Kuvendit, nuk nis hetim

7 Nëntor, 10:35| Përditesimi: 7 Nëntor, 13:57

  • Share

SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit për referimin e Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. Ngjarja në fjalë u regjistrua 30 shtator e ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova ku u vendos që kallëzimi të dërgohet në SPAK.

Prokuroria e Posaçme pas marrjes së këtij kallëzimi ka kryer verifikime dhe ka vendosur mos fillimin e procedimit

Në atë kohë specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1  referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Deri më tani, SPAK nuk ka nisur asnjëherë hetim për deputetët e PD pavarësisht kallëzimeve për skenat e kaosit dhe dhunës në Kuvend.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hason: 07/11/2024 17:15

    Po ti vësh zjarrin parlamentit dënohesh...!! Ata gjyqtarë që dhanë këtë vendim janë të kapur nga krimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?