Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me djegien e një makinë një ditë më parë në Burrel. I riu është identifikuar si Egri Koçi. 24-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër ka djegur mjetin e një 30-vjeçari në Burrel.
25-vjeçari, Jurxhin Sada është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu policia bën me dije se është duke hetuar edhe një 23-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas denoncimit të një 30-vjeçari, se i kishin djegur automjetin, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 01.06.2025, në Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit “Firemen”, zbardhën autorësinë e rastit.
Gjatë operacionit u identifikuan autorët e dyshuar, shtetasit Egri Koçi (Hani), 24 vjeç, banues në fshatin Zenisht dhe J. S., 25 vjeç, banues në Burrel. Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga 25-vjeçarin dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit Jurxhin Sada.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Dogjën automjetin në përdorim të një 30-vjeçari, identifikohen autorët. Arrestohet shtetasi Egri Koçi (Hani), dhe shpallet në kërkim Jurxhin Sada.
Komente
