Zjarri në Bulqizë

Kronikë

Dogji dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, vihet nën hetim autori i zjarrit në Koçaj të Bulqizës

18 Shtator 2023, 12:28| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 12:33

  • Share

Policia ka identifikuar dhe vënë nën hetim autorin e zjarrvënies në fshatin Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë në malin e quajtur Livadhet e Karajt, ku u dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.

Nën hetim është vënë R.L., banues në fshatin Koçaj, autori i dyshuar i zjarrvënies.

Sipas policisë, shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e disa barishteve nga autori, ndërsa situata mori përmasa alarmante, pasi zjarrfikësit e kishin të pamundur ndërhyrjen nga toka e për pasojë  kërkuan helikopter.

Zjarri është favorizuar nga era dhe për pasojë ka djegur dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?