Salwan Momika

Bota

Dogji kuranin para dy vitesh, vritet 38 vjeçari në Suedi

30 Janar, 12:13| Përditesimi: 30 Janar, 12:15

  • Share

Suedi-Një 38 vjeçar irakian i cili dogji kuranin jashtë Xhamisë Qendrore të Stokholmit në 2023-in është qëlluar për vdekje.

Salwan Momika, thuhet se është vrarë një apartament në Södertälje, Stokholm, mbrëmjen e së mërkurës (29 janar).

Në një deklaratë policia tha se pesë persona u arrestuan pas vrasjes, citon BBC.

Ndërkohë mediat lokale thanë se momenti i vrasjes ishte transmetuar drejtpërdrejt në mediat sociale.

Momika erdhi në Suedi nga Iraku në vitin 2018 dhe iu dha një leje qëndrimi trevjeçare në vitin 2021.

Ai dhe një bashkë-pandehur ishin akuzuar për nxitje të urrejtjes racore për shkak të deklaratave që ata bënë në lidhje me djegien e Kuranit. Vendimi për këtë rast do të të jepej mëngjesin e së enjtes (30 janar), por pas kësaj ngjarje seanca u shty.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?