Rebecca Cheptegei

Dogji të dashurën, ndërron jetë edhe partneri i Rebecca Cheptegei! Pësoi djegie pasi i hodhi benzinë atletes olimpike

10 Shtator, 16:16| Përditesimi: 10 Shtator, 16:19

  • Share

Dickson Ndiema, ish-partneri i vrapueses olimpike të Ugandës, Rebecca Cheptegei, vdiq në spital në Kenia, nga lëndimet e marra kur i vuri flakën atletes 33 vjeçare më 1 shtator, pasi e leu me benzinë. Ndiema ishte shtruar në kujdesin intensiv me djegie mbi 50% të trupit të tij.

Rebecca Cheptegei përfaqësoi vendin e saj, Ugandën, në Lojërat e fundit Olimpike në Paris, ku u rendit e 44-ta në maratonë.

Sipas policisë, Dickson Ndiema Marangach kishte hyrë në shtëpinë në qytetin e Endebess, Trans County, rreth orës 14:00, ndërsa atletja dhe fëmijët e saj ishin në meshë.

Pas kthimit të tyre në banesë, Dikson i hodhi benzinë Rebccës duke i vënë më pas zjarrin, i cili gjithashtu u prek nga flakët.

Sipas autoriteteve lokale konflikti mes të dyve kishte nisur për shkak të një toke në veri-perëndim të Kenias, ku Cheptegei jetonte dhe stërvitej. Tanimë dyshja nuk jeton më dhe ka lënë pas fëmijët e mitur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?