Foto ilustruese

Dogji toka me bimësi për të hapur kullota, arrestohet 52-vjeçari në Libohovë

31 Mars 2022, 10:01| Përditesimi: 31 Mars 2022, 11:53

  • Share

Policia e Libohovës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave.

Autori R.H u kap duke ndezur zjarr në kullotat e fshatit Terihat, Dropull dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?