Kryeministri Edi Rama rrëfen për ZEITmagazin se dikur e shihte politikën si dicka që do ta largonte nga arti dhe liria personale. Në intervistë ai tregon sesi refuzoi një post publik pas kthimit nga Parisi.
'Unë luftova kundër kufijve të ngushtë të imponuar në jetën time artistike, dhe kështu Akademia e Arteve në Tiranë u bë bastioni im i parë kundër regjimit. Por gjithmonë mendoja dhe thashë se politika nuk ishte puna ime. Kurrë nuk mendova se politika një ditë do të më merrte rob. Doja të jetoja një jetë të pavarur dhe të lirë.
Si artist nën komunizëm, përjetova të kundërtën e lirisë që gjithmonë kisha dëshiruar. Qielli në një pikturë duhej të ishte blu, jo i kuq ose i verdhë. Lëkura e një personi duhej të ishte me ngjyrën e lëkurës. Një karrige nuk mund të dukej si elefant. Kjo mendjengushtësi formësoi imazhin tim shumë negativ për politikanët në atë kohë dhe nxiti luftëtarin antikomunist tek unë.
Jo kaos. Doja që zyrat plot me burokratë të zhdukeshin, por sigurisht, nuk kisha alternativë në mendje. Vetëm liri dhe vetërregullim – utopi. Atëherë ironia e universit shpërtheu. Kur qeveria shqiptare në atë kohë u shemb, unë ende jetoja si artist në Paris. Kryeministri i ri më vizitoi atje dhe më sugjeroi të kthehesha në Shqipëri dhe të merrja drejtimin e radios. Jo, i thashë, dua të qëndroj në studion time në Francë si artist i pavarur dhe të punoj vetëm si intelektual i përkushtuar në Shqipëri, jo të vuaj si nëpunës civil në ndonjë detyrë të lartë.
Lajmi kryesor:
Rama për revistën gjermane: Në shtëpi kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë! Projekti i Kushner po ecën! Si i shpëtova sulmit në '97-ën
S.B/ReportTv.al