Pas përfundimit të “Big Brother Fan Club”, moderatorja Dojna Mema ka qëndruar larg ekranit për t’iu përkushtuar shtatzënisë dhe më pas kujdesit për djalin e saj.
Këtë të mërkurë, Dojna bëri daljen televizive në “Goca dhe Gra”, për herë të parë pasi ka marrë statusin e mëmësisë. Ajo tregon se tashmë që Nolan Sol Sata është dy muajsh, është gati t’i rikthehet punës.
“Unë pa punën e kam shumë të vështirë, jam dhe Bricjap për më tepër. E mora me shumë përkushtim dhe rritjen e Noan Sol, dy muaj ishte mirë që isha 24 orë në 24 në shtëpi, mjaftoi, doli dhe teproi. Nuk kam një datë për rikthimin në ekran, por do të kthehem”.
U pyetur disi me humor se kur e ka planin të bëjë një fëmijë të dytë, Dojna ndau eksperiencën e saj.
‘Ma kanë thënë pasi linda, po tani kur do të bëni një fëmijë tjetër. Ta caktojnë dhe gjininë: një gocë tani. 40 ditët e para, thosha sa të bëjë një vjeç djali, do filloj të provoj prapë. Por jo (qesh). 40 ditët e para ishte bukur ta provoje, tani jo më”.