U shua dje, në mbrëmje vonë!
Por siç e kishte parashikuar, i përpiktë edhe për këtë, në kohën dhe mënyrën që i caktoi vetes, pa gabuar asgjë, asnjë minutë.
Mori nën kontroll gjithçka, trupin dhe orët e jetës dhe u shua paqësisht!
Dje, ndali jeta punë e një humanisti të madh,
Të tillë nuk e bëri fuqia e pushtetit-kurrë, mundësia që buron prej tij, por të qenit njeri çdo minutë e me këdo-qytetar apo nga fshati, i pushtetshëm, punëtor apo bujk, i moshuar apo i ri, i pasur apo i varfër, i afërm apo krejt i zakonshëm, të barabartë.
Fuqia e tij ishte të qenit njeri, të madh nuk e beri karrigia, zëri i larte që buron prej saj, por dija e pafundme që u ngrit në shkencë, përditësohej si e re dhe kthehej si shërbim kurues e shpëtues tek çdo i ngjashëm-kaq afër qëndroi, qëndronte, tek çdo zemër;
TË KTHESH NË JETË ZEMRËN, ZEMRAT, ËSHTË SHUMË!
Shpesh, për ndaljen e njerëzve mëson nga njoftimet; dje, me tË, ishte ndryshe, nisi nga ZEMRA; zemra e gjithkujt për tË cilën u kujdes një jetË të tërë, NDJEU NDALJEN E TIJ ndjesh me zemër ndaljen e një njeriu, nuk ndodh gjithnjë, për këdo.
50 vite shërbim njerëzor mbi çdo zemër,kuruar prej kujdesit e jetësuar në çdo zemër, arrin këtu.
Përtej, profesor Ahmet Kamberi jetoi gjithçka, gëzoi e vuajti gjithçka, pa ndryshuar në parime e bindje ardhur prej tyre, mbeti gjithnjë tek njeriu e TË DREJTAT E TIJ-nga ajo e jetës e para; realist, i kthjellët dhe i forte në analizën e gjykimin e të shkuarës, frymëzues në vizionin e tij për jetën e re pas 90-tës, i gëzuar, i dëshpëruar, i hapur, kritik, antikonformist, i revoltuar në qetësinë e tij e publikisht, në Kuvend apo media, për deformimet e tmerrshme të lirisë, demokracisë, mendimit, punës, shërbimit; të lexoja fjalët e qëndrimeve të tij ishte të mësoja;
Kuptova që jeta, liria gjatë saj doemos duhet për vete, por lufta për jetën, lirinë, të drejtat, shërbimin, kujdesin, solidaritetin, barazinë në gjithçka, përfshirë gjithçka, është përtej, BËHET PËR TË TJERËT, të ngjashmit e të ndryshmit, bashkë!
Lamtumirë luftëtari i qetë!
Doktori im!
PS: për cilindo që e ndjen me zemër ikjen e tij, përcjellja bëhet nesër në orën 11.00, në Sharrë.