I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Dr. Ardi Prushi, mjek obsteter gjinekolog pranë Spitalit Hygeia në Tiranë.Ai tha se është shumë e rëndësishme sensibilizimi për check up-et rutinë çdo vit për të gjitha gratë.
Çdo mish i huaj në mitër, apo miomat, mund të jenë të rrezikshme nëse nuk kontrollohen tek mjeku specialist, edhe pse ka një rrisk sado i vogël minimal..Falë ekografisë vaginale standarde sot miomat janë lehtësisht të diagnostikueshme, sikurse dhe polipet.
Doktori tha se pas heqejes së miomave, pacietja qëndron në spital sa të rikuperohet dhe më pas mund të largohet.
E vetmja thirje që mjeku apeloi është vizita që ndihmon shumë në kapjen në kohë të problematikave të vaginës dhe rrjedhimisht ndërhyrjes në kohë gjë që mund të bëjë diferencën në shëndetin e pacietes pasi ka një informacion shumë herë më të mirë.
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore e Doreada Mio, ishte Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë e cila dha disa këshilla praktike për fëmijët.
Ajo tha se produktet natyrale, kanë nisur të përdoren për fëmijët e vegjël, duke mos u drejtuar direkte tek ilacet klasike.
Mjekja tha se të gjitha këshillat popullore mund të ndiqen, por në fund duhet të pyetet dhe pediatrja që është e specializuar për fëmijët.
Mjekja shtoi se duhet treguar kujdes për temperaturën e të ftuarve kur janë të vegjël, duke rekomanduar dhe paracetamolët, ndërsa shtoi se në këtë periudhë virozat janë shtuar pasi fëmijët qëndrojnë nëpër kopështe apo shkolla bashkë dhe më pas e sjellin në shtëpia.
Sipas saj duhet këmbëngulur në forcimin e imunitetit që të parandalohen problematikat me virozat në këtë periudhë, teksa kurba e virozave do të vazhdoi sipas saj deri në fund të marsit.
Komente
