Të ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore/moderatore Doreada Mio, ishin Doktor Faruk Dogan, Shef i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë, dhe mjeku i përgjithshëm Eliot Sulçaj. Doktor Faruku ka 8 vite në Shqipëri si profesionist i fushës.
“Jam shumë i lumtur që punoj në Shqipëri,” tha mjeku në fillim të bisedës.
Mjeku turk është i specializuar në gjinekologjinë estetike dhe në andrologji, duke thyer kështu një tabu, ku moshat e reja janë më të hapura, ndërsa më të moshuarat pak më të ngurta. Mjeku është i specializuar për të dy gjinitë dhe ka një specializim të gjatë në Dubai.
Doktori kujdeset shumë për aspektin estetik të organeve gjenitale, që personat të ndihen mirë gjatë aktivitetit të tyre seksual. Kohët e fundit po shkohet drejt ndërhyrjeve estetike dhe, sipas mjekëve, teknologjia ka avancuar shumë dhe pritshmëritë e njerëzve janë shtuar, gjë që ka bërë që shërbimet e doktor Farukut të kërkohen shumë në vendin tonë.
Të ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore/moderatore Doreada Mio, ishin dy psikologe dhe psikoterapiste, Arela Carku dhe Ermila Hila, të cilat folën për rëndësinë e terapisë në grup. Kjo metodë është e zbatueshme prej 10 vitesh në shoqërinë tonë dhe shumë efikase për shumë probleme të komunitetit.
Shpeshherë është një metodë efikase për të gjetur zë, apo për t’u kuptuar nga të tjerët, u shpreh në studio Ermila Hila. Në vendet perëndimore kjo është një traditë që të ndihmon të sjellësh veten në mënyrë sa më reale dhe të reflektosh për marrëdhëniet personale, duke pasur një hapësirë sa më të rehatshme.
Por a është pranuar terapia në grup nga shoqëria shqiptare? Ekspertet pranojnë se, edhe pse ka një lloj hezitimi, kohët kanë ndryshuar shumë në raport me kohët e shkuara. Si zhvillohet një terapi në grup? Është një ambient ku njerëzit takohen një herë në javë, që caktohet nga organizatorët.
Problematikat dhe temat janë shumë specifike, kryesisht me personat që kanë probleme me vartësitë, alkoolin, drogën apo probleme të ngjashme, pa anashkaluar grupet e prindërve me aftësi ndryshe. Është një format që aplikohet në shumë kontekste dhe ka rezultuar efikas.
Komente
