Kultura

‘Doktor Shuster’ në festivalin e teatrove të Ballkanit! Zamira Kita: Arti, mundësi dhe urë bashkëpunimi mes vendeve tona

28 Qershor 2021, 18:10| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 18:26

  • Share

Komedia e zezë “Doktor Shuster” një ndër shfaqjet më të vlerësuara që vjen si produksion i teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë së fundi është ngjitur në skenën e teatrit turk duke sjellë emocione tek publiku artëdashës dhe profesionisët.

Shkruar nga pena e Dushan Kovacevic dhe në regjinë e Qendrim Rijani përmes kësaj vepre dramatike Shqipëria bëhet pjesë për herë të parë e festivalit të teatrove të Ballkanit në Turqi.

Zamira Kita, drejtore e teatrit Andon Zako Çajupi e njëkohësisht në rolin e saj si aktore tregon për vlerësimet që morën nga ky festival ndërsa e cilëson artin një mundësi të mirë për vendosjen e urave të bashkëpunimit me teatrot e Greqisë dhe Turqisë.

“Ishte një eksperiencë e shkëlqyer e jona sepse ne patëm mundësi të vendosnim marrëdhënie bashkëpunimi me teatrot e Greqisë dhe të Turqisë të cilat dhe i ndeshëm e mundëm të shohim shfqjet e tyre. Ne realizuam një bisedim me një nga regjisorët më të mirë  të teatrit shtetëror të bursës, të cilit i bëmë një ftesë dhe për të vënë një shfaqje në teatrin tonë. Këto festivale kanë vlerë të padiskutueshme sepse ne këmbejmë eksperiencat me njëri-tjetrin dhe vemë këto ura bashkëpunimi"

Drama “Doktor Shuster”, është një shfaqje e realizuar 7 vite më parë dhe fituese e tre çmimeve të tjera, ku në role interpretuese në festival vijnë trupa e aktorëve të Korçës: Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Dritero Ame, Blerta Belliu, Shkelqim Jaupi, Niki Petriti, Flori Topra, Gloria Nure, Eni Malesia, Flavia Zere, Panajot Qorri.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?