Doktoresha shqiptare në Gjermani: Bie miti që COVID-19 prek vetëm të moshuarit! Jini human të respektoni rregullat për të shpëtuar jetë

24 Mars 2020, 13:36| Përditesimi: 24 Mars 2020, 13:57

  • Share

HANOVER - Aurora Meta Dollengberg mjeke urgjence dhe psikoterapiste në Gjermani në një lidhje me Skype me Report Tv, tha se në Gjermani rastet po rriten nga dita në ditë, dhe se miti që COVID-19 prek vetëm të moshuarit ka rënë.

"40% e të prekurve janë të rinj 20-45 vjeç, prandaj edhe miti i fillimit që prek vetëm moshat e moshuara për Gjermaninë nuk vlen", theksoi ajo.

Apeli i mjekes shqiptare në Gjermani është që të respektojmë masat e higjienës personale duke larë sa më shpesh duart me ujë dhe sapun. Në Gjermani janë mbyllur të gjitha institucionet. Ajo tha se atje po ndiqet modeli i vizitës në shtëpi. Ekipet ekzaminuese e trajtojnë rastin në shtëpi, ndalohen klinikat private, tha ajo. "Kjo strategji e ka kufizuar në ekstrem përhapjen e virusit", theksoi doktoreshë Aurore Meta.

Për pacientët që kanë pasur prekje të mushkërive, ku ngurtësimi i mushkërive fillon që në ditën e tretë pas prekjes me coronavirusi, në Gjermani ka dhënie të oksigjenit me intensitet të lartë që e stopon procesin e shkatërrimit të mushkërive, tha ajo duke shtuar se në Gjermani "një herë në muaj  bëjmë përgatitje për gjendje lufte ose alarmi edhe para përhapjes së virusit", tha doktoresha.

Referuar situatës në Shqipëri, doktoresha tha se paniku është real edhe për shkak se nuk janë kushtet spitalore për të përballuar një situatë me të prekur të shumtë me koronavirus që kanë nevojë për trajtim në spital. Megjithatë, atë që qytetarët shqiptarë kanë në dorë për të bërë, është të respektojnë rregullat er kufizimit, dhe kur dalin jashtë të ruajnë distancën.

"Nëse nuk kemi teknologjinë, të kemi humanitetin që jo të dalim në grumbullime tek fruta perimet, por në numër të kufizuar, të rrimë në rresht, pa prekur objekte të përbashkëta. Shqiptarët kanë një arsye më tepër se vendet e pasura ndaj koronës, dhe pika më e fortë inteligjencën emocionale mund ta përdorim për të shpëtuar jetën e tjetrit. Ne mund të luftojmë duke ruajtur njëri tjetrin nga virusi. Nëse izolimi në Shqipëri sikurse bëhet deri tani ,koronavirusi do ta kalojën më mirë se popujt e tjerë", tha në komunikimin Live me Report Tv Aurora Meta Dollengberg.


Lajmi kryesor:

Gazetari nga Pekini: Pas 3 muajsh në karantinë, nesër nis jeta normale në Wuhan, dëmi financiar ka shkuar në 288 mld $


G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juli: 24/03/2020 23:49

    Ky grafik eshte i rendesishem: https://interaktiv.tagesspiegel.de/lab/sars-cov-2-das-virus-in-echtzeit/ Für welche Altersgruppen ist das Coronavirus besonders gefährlich?

    Përgjigju
  • Juli: 24/03/2020 23:37

    Ku i gjejne keto %? Anfang der Woche waren 19 Prozent der nachweislich Infizierten in Deutschland über 60, mehr als die Hälfte waren zwischen 35 und 59.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?