Doktoreshë Najada Çomo, më fal!

1 Maj 2020, 14:21| Përditesimi: 1 Maj 2020, 14:24

  • Share

Sa vjet ke që e njeh vdekjen? Je takuar me të qindra herë në pavijon. Ke debatuar me të në dhomën e pacientit, e ke sulmuar dhe e ke sprapsur nga trupi i të sëmurit. E ke mundur mortjen në çdo kohë, të ka ardhur përsëri dhe përsëri ti i je përveshur me vullnetin e mjekes për ta goditur. Por në fillim të marsit, atëhere kur pranvera kishte frikë të trokiste, e mban mend çfarë të kemi bërë ne, ne pacientët kronikë të absurdit dhe të ligësisë?

Ti shfaqeshe tek-tuk në mediat publike me këshillat e tua kundër një virusi që po çapitej anëve tona, dhe batareja e sulmeve tu lëshua aq kobshëm dhe aq fyeshëm sa vuri në mëdyshje profesionin tënd. Me kuç e me maç tu vërsulën me fyerje, të tallën formën e vetullave, ngjyrën e flokëve, të poshtëruan kontributet mjekësore, të akuzuan si shërbërore regjimesh, të injektuan kolerën e mosmirënjohjes dhe qëlluan drejt teje me mallkime të ftohta dhe fyerje të nxehta.

Ti u bëre objekt humori, të karikaturuan me meme në rrjetet sociale, të prishnin turnin e natës pranë pacientit dhe ta lëndonin mëngjesin e lodhshëm. Ti u pikturove si djalli i mjekësisë shqiptare dhe të goditën feminitetin, mëmësinë, humanizmin tënd.

Durove e fyer pa iu kundërvënë as politikës, as injorancës kolektive, as mediave, as interesave meskine dhe kur Coronavirusi ulëriste rrugëve të boshatisura të qytetit, ti e vetme ecje konfidente drejt spitalit infektiv. Virusi nxitonte para teje drejt mushkërive të miletit por ti nuk e ndalje vrapin dhe ashtu e drobitur edhe nga fyerjet edhe nga ngarkesa vazhdoje betejën e rradhës mbi nganjëdhimin e jetës.

2./
Ditën dhe javët u rrokullisën mes ngjarjeve të kobshme e mes shërimit të pacientëve dhe ti ende vazhdon të jesh më e shpejtë se sirena e autambulancës. Sot përballë teje qëndron i shtrirë pacienti me tubat e oksigjenit në mushkëri. Të ka kapur dorën dhe nuk ta lëshon. Të shikon i mekur sytë e tua, vetullat, flokët, buzët, fjalët, kujdesin tënd dhe ti i dukesh aq e bukur dhe aq e fisshme por pacienti ka turp të të flasë.

Dy muaj më parë të fyen, të poshtëruan, të penguan, të plagosën por ti nuk po hakmerresh. Thërret kolegët e tu mjekë, infermierë, sanitarë dhe e tërheqni pacientin nga dora, ia hiqni tubat e oksigjenit dhe i flisni qetë dhe ëmbël:
-Çohu se u shërove. Dil jashtë dhe vazhdo të ecësh bashkë me jetën!

Komento

Komente

  • Mimi: 02/05/2020 22:52

    Te lumte Blendi! Respekte e mirenjohje pakufi per Prof.Najada Çomo!

    Përgjigju
  • Mimi: 02/05/2020 22:50

    Te lumte Blendi!Zoti drite ta befte jeten! Respekte e mirenjohje pa kufi per Prof.Najada Çomo!

    Përgjigju
  • peoples: 01/05/2020 15:55

    Respecte

    Përgjigju
  • Altin: 01/05/2020 15:13

    Është në turpin e atyre që shajnë dhe fyejnë mjekët. Siç bëjnë sot shumë gazeta që shajnë doktorët që vajtën në Itali dhe zbardhen faqen e një kombi si I yni. Ata mjekë vënë në pjesën më të rrezikshme. Shpresoj që ata që merren me këto pisllëqe të kujtojnë se mjekët janë ata që I zgjatin jetën dhe përmirësojnë atë në kushte tej mase të lodhshme. Zanati I mjekut është të bëjë me të mirën ndaj pacientit. Pra duhet të kuptojnë që ligësia le tu mbetet me politikanët dhe mos flasin me për mjekët.

    Përgjigju
  • Hinnglateri: 01/05/2020 14:37

    Zonje e nderuar

    Përgjigju
    • Majlinda alushi: 02/05/2020 20:08

      Bravo blendi respekte per dr najaden

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?