VIDEO/ Doktori i 31-vjeçarit që goditi me grusht Berishën flet për Report Tv: Raportin e kam lëshuar unë, është autentik! Pacient që në 2018-n

6 Dhjetor 2022, 16:44| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 21:03

  • Share

Doktori i Gert Shehut, Sadik Lala 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar për Report Tv se është me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej që prej 2018. Në prenoncim, mjeku shprehet se dokumenti është firmosur nga ai dhe se është autentik, pra çdo gjë që thuhet në atë dokument është i vërtetë pa asnjë diskutim. Kjo hedh poshtë "teorinë" e Berishës se agresori nuk ishte me probleme të shëndetit mendor dhe se sulmi i tij erdhi me porosi nga kryeministri. 

“E kam parasysh kush është, është dokuement autentik i firmosur nga ne.

Mesa di unë është pacient me histori më të thellë, ka qenë te unë që në 2018-tën. Unë e kam lëshuar atë dokuemnt dhe është autentik pa diskutim.”- tha doktori për Report Tv.

Për të theksuar vërtetësinë e dokumentit të lëshuar nga ai, Sadik Lala, mjeku psikiatër shprehet se është i gatshëm për të dhënë sqarimet e duhura për çështjen.

“Dokumentin ma ka kërkuar dhe policia kriminale. Nesër me duhet të dal, mbase nuk jam në gjendje për të dalë tamam nesër në punë, por do dal për të dhënë sqarimet e duhura në të dhënat e pacientit në klinikë sepse kuptohet nuk mund t’i mbaj mend të gjithë rastet.”- tha mjeku.

Mjeku gjithashtu ritheksoi se pacienti i tij ishte besimtar i fe-së myslimane dhe se ishte frekuentues i xhamive. Lala gjithashtu zbuloi se në klinikë vinte i shoqëruar nga familjare e tij dhe për një periudhë kohe punonte si picier. Pra pavarësisht problemeve të tij me shëndetin mendor, komunikonte qetë dhe mirë.

"Di që shkonte në xhami, por duke qenë se për mua nuk paraqiste ndonjë problem sepse çdo psikiatër dhe çdo mjek e di që personat që papritur kthehen nga njerëz të zakonshëm në besimtar të thekur atëherë kjo është për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin e përgjithshëm klinik që bëjmë ne, por realisht besimin nuk mund ta gjykosh, as ta paragjykosh.

Në klinikë vinte i shoqëruar nga familjarët, konkretisht nga e ëma. Nuk është e thjeshtë për të thënë pse nuk i merrte ilaçet, një nga arsyet ka qenë kur tha unë ndihem mirë tani, po punoj, madje mbaj mend që në atë kohë punonte picier, shpërndante pica, komunikonte mjaft mirë, mjaft i qetë sepse situata e çrregullimeve psikotike nuk mund të jetë gjithmonë njësoj."- tha mjeku. 


Lajmi kryesor:

31-vjeçari që goditi Berishën i sëmurë mendor, nëna e tij i jep dokumentin Report Tv! Mjeku konfirmon: Pacient që nga 2018! Ish-kryeministri: Agjent i infiltruar! Policia: Gënjen


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?