'Doktori' i Cosa Nostras

Bota

'Doktori' i Cosa Nostras bie në prangat e policisë, për trafikun e drogës do përdorte një shqiptar

13 Shkurt 2022, 16:30| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 16:32

  • Share

Giuseppe Guttadauro, i cili është pjesë e kanit mafioz Cosa Nostra është arrestuar nga autoritetet italiane. Guttadauro është i njohur ndryshe si 'doktori'.

Sipas mediave vendase, 'doktori' është prangosur në Palermo së bashku me djalin e tij, Mario Carlo Gattadauro ndërsa akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës.

'Doktori' akuzohet se kishte rolin e ndërmjetësit për tregtinë e lëndëve narkotike, kryesisht në vendet e Amerikës së Jugut.

Sipas raportimeve, nëse 'doktori' s'do kishte përfunduar në prangat e policisë do të tregtonte një sasi të madhe droge që kishte planifikuar ta bënte përmes një shqiptari.

Identieti i këtij të fundit ende nuk bëhet me dije.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?