Doktori i njohur rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama: Sot e mora vesh që je qejfli

9 Shtator, 19:05
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat ku të pranishëm kanë qenë edhe personalitete të cilët kanë dale nga kjo shkollë.

Ndër të tjerë i pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Kita Sallabanda një ndër neurokirurgët më të mirë në vend që punon njëkohësisht edhe në Spanjë si dhe ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Ka shërbyer një rrëfim i sinqertë i doktor Sallabandës për dashurinë e parë në gjimnazin e Beratit, që kryeministri të mos i ndalte batutat.

Batutat mes Ramës dhe Sallabatës:

Kita Sallabanda: Këtu kam njohur dashurinë time të parë, atë dashurinë e gjimnazistëve shumë e shumë vite më parë. Profesoresha Elpiniqi më ndiqtë nga mbrapa dhe më thoshte “jo”. Kam shumë kujtime të bukura.

Ish-drejtoresha: Ajo dashuria e parë më tërhoqi pak, por vetëm emrin doja unë.

Edi Rama: Sot e mora vesh që Kita është edhe qejfli se mbanka mend edhe dashurinë e parë nga gjimnazi dhe nuk rrika dot edhe pa e thënë. Për të mbajtur mend të gjithë e mbajmë, por Kita Sallabanda, gati gati sa nuk i tha ish drejtoreshës “shihemi pak mbrapa se dua të më çosh te dashuria e parë”. U mor vesh pa dashjen tënde Kita se motivi kryesor për të ardhur këtu dhe jam bindur që drejtorja dhe mësuesit e tjerë do të shoqërojnë të pini një kafe me dashurinë e parë. Sa herë e shoh Dhorin (Kule) them “a sikur të ishte edhe gjithë opozita si Dhori, sa mirë do ishte Shqipëria. ”

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?