Arben Vitia

Opinion

Doktori i Vdekjes, doktor i Dashurisë!

5 Nëntor 2021, 21:00| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 21:01

  • Share

Pasi me keqmenaxhimin e tij i la të vdekur qindra shqiptarë, dhe pasi i përcolli me valle për në varreza, i doli problem me erotikën. Për problemet me erosin, u mërzit më shumë sesa për problemet me vdekjet.

Sepse, vdekja nuk mund të jetë e pamoralshme, për shqiptarët, edhe nëse është vetëvrasje ‘mo Zot, kurse dashuria po, nëse dashurohesh për së dyti, ky popull s’të fal!

Nëse populli e merr vesh që ti nuk e dashuron një person, por dy persona, nuk ke të ardhme në politikë.

— Nuk ka nivel më të ulët për një burrë se sa të ‘mërzitet’ që i paska dalë fjala që është Kazanovë.

Sidomos nëse nuk është. Burri i vërtetë nuk vetëmbrohet nga dashuria.

‘Jam mërzitur shumë kur kam dëgjuar thashetheme që thonë se i dua femrat. Unë nuk i dua femrat. Se sikur t’i doja femrat, nuk do të isha mërzitur’! (Arben Vitia)

Meshkujt shqiptarë i kanë mbajtur dy lloje blloqesh:

Blloku në të cilin kanë marrë (veresi) bukë n’furrë;

Bllokun ku i kanë mbajtur shënime emrat e vajzave që i kanë njohur, dhe i kanë prezantuar si ‘fëmra’!

(Njëherë e pata parë bllokun e një shoku të klasës. Në bllokun e tij kisha pas qenë e 99-ta)!

(Mua personalisht më pëlqen të keqkuptohem. Më pëlqen shumë që çdo gjë që ‘dihet’ për mua, të dihet gabim. Dhe nuk vetëmbrohem. A mendon ti për mua se jam e poshtër? Po, ashtu është, jam).

— Pasi e ‘bindi’ popullin se nuk është dashnor i askujt, Arben Vitia i hyri aktrimit.

Provoi të tallet me Përparim Ramën.

Dhe gjatë performancës artistike dukej si La Dame aux Camélias!

Përparim Rama mund ta rrënojë një ndërtesë për ta rindërtuar një tjetër më të bukur, por kryesorja Përparim Rama nuk ka ‘ndërtuar’ varre.

Askush nuk ka vdekur sherri i tij.

Arben Vitia ka ndërtuar veç varre!

Varre, eros, aktrim.

Aktrim, varre, eros!

P.S. PiS!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?