Doktori italian në “Bunk’art dhe shkencë”: Krijoni parqe joarlergjikë

22 Shtator 2018, 11:59| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 14:39

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri, doktori italian Matteo Gelardi solli gjatë ditës së djeshme një shembull unik. Në aktivitetin “Art dhe shkencë”, që u zhvillua në ambientet e Bunk’art 1 doktori shpjegoi për publikun, se si transformohen bashkë këto dy disiplina.

Një iniciativë e krijuar prej tij, pesë vite më parë, ku shkenca kthehet në pikturë, pastaj në muzikë, kjo e fundit në modë. Një zgjedhje inteligjente për të përçuar nëpërmjet artit, në formën më të bukur, mesazhe shkencore. Nga dhjetë tablo të ekspozuara, nëpërmjet dy pikturave të emëruara prej tij, “Bing-bang” dhe “Kristalizimi”, mjeku-artist shpjegoi se si qelizat tona kthehen në art.

Mua më pëlqen arti në përgjithësi dhe kështu shumë herë mjeku gjendet para disa situatave ku mund të njoh artin në brendësi të profesionit të tij. Flitet në përgjithësi për artin mjekësor, atë që dëgjojmë zakonisht në përditshmëri, por në artin mjekësor ka edhe forma të tjera të artit. Kështu, të jesh pranë mikroskopit, të shikosh imazhe në mikroskop, nga aty është e lehtë të mbërrish tek arti. Masandej tek pikturat, e pastaj tek baleti, tek muzika si dhe tek moda.

Matteo Gelardi, doktor

 

Edhe pse mjek, doktori e ka të vështirë që të ndajë artin nga shkenca. Për të janë të gjitha të bukura, sepse çdo disiplinë ka dinjitetin e saj

Dhamë mesazhin për të përdorur në mënyrë sa më të limituar antibiotikët, sepse bakteret po organizohen dhe më shumë mundësi Luftën e III Botërore do ta kemi kundër tyre, kundër baktereve. Një mesazh tjetër përsa i përket Rinitit Alergjik është që të krijohen parqe joalergjik, ku në vend të pemëve që janë alergjike dhe krijojnë alergji mund të vendosin pemë që nuk shkaktojnë alergji që të gjithë të shkojnë lirshëm.

Matteo Geraldi, doktor

Për kuratorin Artan Shabani, mikrodetajet në forma të ndryshme që formojnë imazhet piktorike janë ta gjitha unike. Ndërsa, muzika e zgjedhur nga kornisti Ilir Kodhima bashkë me bandin e tij ishte “Nocturne” edhe pjesë për alphorne, që u pasua më pas nga sfilata e dhjetë modeleve

Është spektakli i parë që prezantojmë jashtë, edhe Bunk’art është një eksperiencë e bukur. Është përherë emocion edhe pse kësaj here sfiluan vajzat e Tiranës, që ishin shumë të zonjat. Është përherë emocioni që të kërkosh edhe të afrosh këto botë që duken të ndryshme, por që kanë një pikë të përbashkët. Shkenca që duket shumë larg modës, bëhet pjesë e saj. Veshjet janë inspirim për një tipologji gruaje të fortë, në të njëjtën kohë elegante, që dëshiron edhe të jetë zbavitëse. Ngjyrat janë shumë alegro, pra një grua pozitive.

Giovanna Gelardi, stiliste

 

“Art edhe shkencë” vazhdon në Bunk’art2. Veshjet e realizuara nga Giovanna Geladi edhe veprat e artit të doktor Matteo Gelardi prezantohen për publikun sot edhe nesër nga ora 09.00 deri në orën 21.00.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?