‘Erdhi SPAK, merr në telefon kryesekretaren e Gjykatës’/ Si u zbulua përfshirja e kardiokirurgut Edvin Prifti në korrupsion (EKSKLUZIVE)

12 Shkurt 2021, 14:40| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 18:21

  • Share

TIRANË- Një situatë e rënduar shëndetësore e Besime Mallkuçit nënës së kryesekretares gjyqësore në Krujë Emanuela Mallkuçi ka zbuluar se doktori Edvin Prifti u përfshi në korrupsion sipas SPAK.

Janë këto përgjimet e SPAK dhe momenti kur nëna e kryesekretares lë spitalin pas një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa kartela ka patur shënimin urgjent dhe është ndjekur nga doktori Prifti. Ndërsa kur SPAK ka trokitur në zyrën e doktorit për të sekuestruar kartelën e Besnike Mallkuçit, doktori ka kërkuar infermieren për takim për t’i thënë të flas me Manuelën. Në pak minuta diferencë rezulton se infermierja telefonon kryesekretaren duke i thënë se ka ardhur SPAK.

Pasi e mëson këtë gjë Manuela dhe Trëndafile Fagu vendosin të mos tregojnë asgjë, ndërsa biseduesit po ashtu përmendin gjatë komunikimit se doktori kishte shumë para.

+690: Po kush ishte prokuror?
+872: Ishte Eliora.
+690: E lere atëhere se nuk del ajo nesër, lëre. Jo jo.
+872: Po pra.
+690: Jo jo lëre për të hënën
+872: Për të hënen i bëra unëe.
 +690: Nëntë e tridhjet e pesë?
+872: Po po po.
+690: Mire rrofsh o Ele jo se s'del ajo. Më mirë. Rrofsh!
+872: S'del
+690: Rrofsh o El, të fala Cao
+872: Dhe ti.
+690: Naten.

“Në datën 09.02.2021, ora 10:15. në zbatim të vendimit të Prokurorit, policia gjyqësore ka kqyrur dhe marrë me cilësinë e provës materiale kartelën mjekësorë të shtetases Besnike Mallkuçi. Nga kjo kartelë rezulton se shtetësja Besnike Mallkuçi është shtruar në spital në datën 06.07.2020, ora 09:20. me shënimin "urgjent" dhe ka dalë nga spitali në datën 15.07.2020. Gjithashtu, referuar kartelës mjekësore rezulton se mjeku përgjegjës për këtë paciente ka qenë pikërisht doktori kardiokirug Edvin Prifti. Gjatë kohës që Policia Gjyqësore po kqyrte dhe merrte kartelën mjekësore të shtetases Manuela Mallkuçi, i hetuari Edvin Prifti telefonon shtetasen Trëndafile Frangu (File) dhe i Erkon Files që të shkojë t'a takoje (biseda realizohet në datën 09.02.2021, ora 10:25).

Ndërkohë që në datën 09.02.2021, ora 10:23 Emanuela Mallkuçi, ka biseduar me nënën e saj ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i ka treguar kishte shkuar SPAK-u he po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde. Në këtë bisedë, Manuela ulet shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakort që të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave në orën 10:57, të datës 09.02.2021, doktori Edvin Prifti telefon i shqetësuar Filen (Trëndafile rangu) dhe i kërkon që të shkojë t'a takojë sërish në zyrë. Në orën 11:22, të datës 09.02.2021, Trëndafile Frangu të cilës, ndër të tjera i shpjegon se e kishte kërkuar Edvini dhe e kishte pyetur për një kartelë të marrë sot. Në këtë bisede dy bashkëbisedueset flasin se doktori ka shumë para etj, etj”, thuhet në dosje.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej sot nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

Pjesë nga dosja hetimore për rastin e korrupsionit të doktorit Edvin Prifti

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/02/2021 00:42

    SPAKU ne kete rast, padashje vrau dy zogj me nje gur,kapi dhe gjyqtaren dhe mjekun.

    Përgjigju
  • Mjerrim: 12/02/2021 22:56

    Pervec keti pseudo profesor qe nuk te merte persiper nese nuk jepshe 1,5 milion per operacionin duhet te investigoni gjithe linjen e doktoreve atje. Cdo operacion 300 mije lek do mari anestezisti, 300 mije lek ndihmen doktori nje njeri i shkurter e i shpifur zoteria me emer klodi. Vijme tek turnet e reaminacionit tek turni i pare 8 oresh 5 mije lek minimumi per 5 punonjes atje si dhe per turnin e dyte 16 oresh 10 mije leke per cdo punonjes nga 5 qe jane bejini llogarit vet. Me pas kalon posht tek dhoma pacienti. 10 mije leke cdo dite kryeinfermjera dhe nga 5 mije lek cdo infermjeri qe vinte se perndryshe nuk te preknin. Edhe pastrueset ne loje nese nuk u jep 2 mije lekshin haroje qe te pastronin dhomen. Doktoresha qe te kishte ne ngarkim pa 10 mije lek nuk te kalonte te te shikonte. Dhe me e shpifura: doktori zoti edvini pseutoprofesori pas operimit nuk te kalon as edhe njehere te te shikonte ecurine turp. Njerez pa humanitet qe kane bere betimin tek Ipokrati qe dyshoj nese nga ky betim din sikur dhe fjalin e pare. Ku eshte pare doktori qe te operon mos te te ndjeki si pacient ku ne cilin vend me thoni!!! Atehere konkluzioni kembet e nje shteti dy jan shendetsia dhe arsimi. Te dy keto sektore jane ne degradim total. Zoti te na ndihmoje!

    Përgjigju
  • Ore: 12/02/2021 18:48

    Ja sa te sherohet piperi se do rregullohen te gjitha.....

    Përgjigju
  • le0 le0 keto muhabete parashjane bere qe nga janari 2013kur jamoperuar ne kohen e sales si edvinijane te gjithe: 12/02/2021 18:43

    siedvini jane te gjithe stafi kirur gjiseqe nga janari 2013 kurjam operuar ne kohen e saliut

    Përgjigju
  • gasper: 12/02/2021 18:34

    Hajduteria e doktoreve (sidomos kirurgeve) nuk ka te sosur, mjere populli, mjere hallelinjte.... Ne cdo sektor te mjekesise vidhet duke filluar qe nga mjeket e ambulancave sidomos specialitetet e deri ne spitale. Nqse do shteti te ruaj popullin ka menyra dhe njer nga to eshte KRIJIMI NE MINISTRI TE SHENDETESISE NJE SHERBIM INTELIGJENT PER RUAJTJEN E PACIENTIT sepse keta horra kot e kane firmosur urdherin e HIPOKRATIT..... Shteti duhet te vere dore se kjo eshte per te mbrojtur popullin.

    Përgjigju
  • Tirja: 12/02/2021 18:18

    Hajde sistem shëndetësor falas, hajde. Jam kurioz; ju komentuesit e sufllaqes nuk keni të afërm në spitale?

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 12/02/2021 17:00

    Dumani duhet te ishte ne Spak , jo ky hetusi i kohes se Enverit.

    Përgjigju
  • Qytetar: 12/02/2021 16:49

    Gjyqin do ja beni ne gjykate apo ne gazete? A eshte e ligjshme te botohet dosja hetimore para se te zhvillohet gjyqi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?