'Doktori vonon por nuk harron’, Kreshnik Spahiu: Tri rivalët e Bashës duhet të largohen nga Shqipëria për të mos pësuar ndonjë ‘aksident’ - Report-tv.al

Kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

'Doktori vonon por nuk harron’, Kreshnik Spahiu: Tri rivalët e Bashës duhet të largohen nga Shqipëria për të mos pësuar ndonjë ‘aksident’

31 Gusht 2021, 11:27| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 11:31

  • Share

Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet për postet drejtuese në Partinë Demokratike.

Spahiu në një postim në rrjetet sociale vë theksin tek fakti se tri rivalët e Lulzim Bashës për kreun e PD-së, të cilët u përjashtuan nga çdo funksion drejtues, ndërsa i “këshillon” ata të largohen nga Shqipëria.

‘3 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike:

Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues.

Pas kësaj maskarade, zgjedhjet e 25 Prillit duken super-model demokratik. Tani fillon lufta kundër SHBA.

I uroj 3 miqve të mi shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë “aksident” si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.

Gjithsesi, duhet marrin masat dhe largohen si kandidati tjetër Eduard Selami, larg oqeanit sepse doktori, vonon por nuk harron.’- shkruan Spahiu

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?