‘Dokufest’ ndalon në Tiranë, më 4 gusht nis në Prizren! E kaluara dhe e tashmja, 7 filma tek liqeni

28 Korrik 2023, 16:51| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 16:59

  • Share

Në prag të edicionit të 22-të, ‘DokuFest’ ndali këtë mesjavë në Tirana Open Air pranë Liqenit Artificial.

Nga 4 deri në 12 gusht në Prizren do të shfaqen 230 filma me në fokus tematikën e Inteligjencës Artificiale, ndër të cilët, 105 janë garues në 8 kategori.

Për të zgjuar interesin ndaj një prej festivaleve më në zë të filmit e dokumentarit me metrazh të shkurtër, ‘DokuFest’ me platformën ‘Harabel’, pas ndalesës në Prishtinë, i ofruan publikut kryeqytetas përmes kinemasë së hapur të degustojë 7 nga produksionet e këtij edicioni.

Janë realizuar gjatë programit të trajnimit për artistë të rinj e promovim të kinematografisë vendase në logon ‘E ardhmja është këtu’...

Janë filma shqiptarë, që prekin përmes teknologjisë së sotme plagët e së kaluarës... 

Imponimi serb edhe përmes shkollave ndaj mësuesve e nxënësve të Kosovës në fillimvitet ’90, dhe mirënjohjen ndaj atyre që rezistuan e shohim në ekrann e madh përmes gjuhës së artit

Produksionet e huaja që u shfaqën në Tiranë, janë nga vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca e Tanzania. Filma eksperimentalë që trajtojnë një larmishmëri temash, si distanca në epokën e inteligjencës artificiale...

Por edhe një mozaik të ekranizuar të filmave, përmes disa paralajmërimeve të Maxime Martinot  ‘Rreth filmit që do të shihni’...

Ishte vetëm një copëz filmografie e Dokufest, që pret publikun nga 4 gushti në Prizren...

Festivali do të çelet me filmin ikonik ‘ A space Odyssey’ nga Stanley Kubrick dhe do të mbyllet me ‘Blade Runner: Final Cut’ nga Ridley Scott. Gara do të shoqërohet me një program të përzgjdhur muzikor dhe do të ketë në fokus shtetin e Kanadasë. Aktivitetet e tjera që do ta shoqërojnë janë diskutimet në panel dhe ‘DokuKids’, ku edhe të vegjlit do të mund të kenë hapësirën e tyre përmes filmave të përshtatshëm për ta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?