Sociale

Dokumentari 'Ana tjetër e Valiasit', Brunilda Çërraga për Report Tv: Ka dëshmi prekëse, kampi kushte çnjerëzore për të internuarit

22 Gusht, 18:04| Përditesimi: 22 Gusht, 18:58

  • Share

Autoriteti mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka sjell dokumentarin “Ana tjetër e Valiasit”, kamp i cili qëndroi hapur deri në fillim të viteve ’50.

Lidhur me këtë Brunilda Çërraga përgjegjëse e projekteve të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) në një intervistë për Report Tv, tregoi se si lindi ideja për realizimin e këtij dokumentari.

Ajo tregon se në dokumentarë janë përfshirë dëshmitë e marra nga të internuarit që vuajtën në atë kamp.

‘Shqipëria ka pasur një rrjet të gjerë kapesh internimi dhe kampesh pune të detyruar. Ka pasur 3 kampe të quajtur kampe me tela me gjemba që ishin i Valiasit, i Tepelenës dhe i Porto Palermos. Për Valiasin dhe për atë të Tepelenës nuk është folur shumë dhe nuk është se dihet shumë.

Ideja lindi për arsye se ne kemi drejtorin e edukimit dhe prodhojmë produkte që ti shërbejnë edukimit qytetarë. Libra që kanë studime që trajtojnë tema të ndryshme dhe të përshtatur për nxënësit e sistemit parauniveristar që informohen për këtë pjesë të historisë dhe në bëjmë edhe dokumentar dhe ky është i dyti që ne bëjmë. Dokumentari vjen në përkujtim të ditës europiane të përkujtimit të regjimeve totalitare. Lindi si ide pas grumbullimit të dëshmive që ne morëm. Ne kemi një arkiv të pasur të dokumenteve që ish sigurimi i shtetit ka prodhuar’, tha ajo.

Çërraga tha se dëshmitë janë prekëse, dhe tregojnë kushtet e vështira në të cilat jetonin të internuarit në këto kampe.

‘Kampi është ndërtuar në vitet ’45 për robrit e luftës dhe duke qenë se gjatë luftës patëm arratisje. Dëshmitë tregojnë kushtet e vështira në të cilat jetonin ata, ka momente shumë prekëse, disa janë ngritur edhe nga shtrati dhe kanë dhënë dëshmi që këto dëshmi të mbeten pjesë e historisë', tha ajo.

Ajo deklaroi se dëshmitarët që kanë folur në dokumentar janë kryesisht nga jugu i vendit dhe nga qyteti i Pogradecit.

‘Institucioni ynë mban lidhje me shoqatë e ish të përndjekurve politikë dhe ne kemi bashkëpunuar edhe me shoqatën antikomuniste të të përndjekurve politikë. Në kampin e Valiasit kanë qenë familjarë nga jugu dhe nga zona e Pogradecit që janë edhe pjesa më e madhe e dëshmitarëve në këtë dokumentar’, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?