Dokumentari italian, kush është Mariglen Shusha, mafiozi i parë shqiptar që theu 'OMERTA-n', kodin e heshtjes! Prokurori i SPAK: Me një sms nisej skafi me drogë

9 Tetor 2022, 14:24| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 14:46

  • Share

Mariglen Shusha është shqiptari i parë bashkëpunëtor i drejtësisë italiane që ka rrëfyer aktivitetin kriminal të mafias shqiptare drejtuar nga Ilirian Ducellari, i cili në Shqipëri njihej si ''biznesmen''.

“Është një sistem i nivelit të lartë ky grupi i shkatërruar nga operacionin “Shefi”, që tregon një gjë mbi të të gjitha: raporti i forcave në mafia ka ndryshuar. Shqiptarët nuk janë më ushtarë të vegjël të mafies italiane, janë të strukturuar dhe të pasur. Dhe për këtë arsye tashmë janë të ulur në mënyrë të barabartë me mafiozët italianë. Ai që e zbuloi një fakt të tillë ishte Mariglen Shusha, i cili para prokurorisë së Barit, prish paktin ‘Omerta’ me klanin e tij dhe bëhet kështu bashkëpunëtori i pari i drejtësisë në historinë e mafias shqiptare”, thotë gazetari italian Lorenzo Giroffi në një dokumentar të posaçëm për krimin shqiptar.

Në videon e siguruar nga Report Tv operacionit “Shefi” i është kushtuar një hapësirë e veçantë në dokumentar, për lidhjet e mafies dhe narkotrafikantët shqiptarë ku thuhet se Shusha theu kodin e heshtjes duke rrëfyer shokët. Sipas prokurorit të SPAK Vladimir Mara ky grup i goditur me skuadra të përbashkëta hetimore të antimafias shqiptaro-italiane i mjaftonte një mesazh për të dërguar në brigjet italiane një sasi të konsiderueshme droge.

“Grupet shqiptare këto vitet e fundit, madje kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre edhe me organizime specifike me italianët. Ka mjaftuar një sms për të nisur një skaf me lëndë narkotike në Shqipëri”, është shprehur prokurori.

Më tej Mara thotë për mediat italiane se ky grup s’ishte identifikuar kurrë më parë në Itali s’kishin asnjë problem me drejtësinë.

“Krerët e këtyre grupeve nuk kishin pasur kurrë probleme me drejtësinë në Itali dhe në Shqipëri prezantoheshin si biznesmenë të suksesshëm dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e këtij hetimi”, tha Mara.

Ndalur tek sekuestrot Mara sqaron se janë afro 10 milion euro të sekuestruara dhe 7 tonë cannabis sativa.

“U arrit të evidezntoheshin të gjitha strukturat. Janë sekuestruar edhe pasuri me prejardhje kriminale.

Në këtë dokumentar rezulton se grupet mafioze italiane kishin sjellë në Shqipëri për 15 ditë për të vëzhguar dhe kontrolluar drogën e porositur dhe Donial Drolli, i cili më pas është arrestuar teksa po bëhej një dorëzim droge nisur nga brigjet shqiptare. Në serinë e parë të këtij dokumentari u përfshi me anë të një kamere të fshehtë edhe ish ministri i brendshëm Saimit Tahiri i cili tha se marijuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie në Shqipëri.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 09/10/2022 16:21

    Po Lani e ka akoma key caffe o gazeta ca i sekuestruan apo mos i kane marr dhuratat e dashnoreve.

    Përgjigju
  • Eli: 09/10/2022 15:09

    O Lani o kok sepete kokloqe ishe kokloqe mbete.doje te hapeshe bythesh ne Vlor ti me makina te mira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?