Dokumente të rreme dhe artistë make-up për t’i shndërruar të rinjtë shqiptarë në shtetas italianë, 8 në pranga

6 Mars 2020, 13:24| Përditesimi: 6 Mars 2020, 14:00

  • Share

Me dokumente të rreme dhe të trukuar për tu bërë njëjtë si personat në foto të, të rinjtë shqiptarë duan të bëhen shtetas italianë.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Xhenovës në Itali kanë zbuluar një agjenci ilegale udhëtimesh, e aftë të shndërronte të rinjtë shqiptarë në shtetas italianë përmes dokumenteve të rreme dhe të falsifikuara duke përdorur deri edhe parukierë dhe lente kontakti për t'i bërë personat që do trafikoheshin të ngjasonin sa më shumë me mbajtësit e kartave të identitetit që do të ricikloheshin.

Hetimi filloi nga një vjedhje në një sallë lojërash elektronike më 30 korrik të vitit 2018 në Xhenova, pas të cilës nisën hetimet dhe përgjimet mbi disa shqiptarë dhe italianë, hetime që çuan në zbulimin e një agjencie udhëtimesh të paligjshme, që përkundrejt një pagese prej 12 mijë euro për person, realizonte dokumente false italiane përmes të cilave kryesisht të rinjtë shqiptarë do shndërroheshin në shtetas italianë.

Për të bërë të mundur aktivitetin e tyre dhe dokumentaet ata kanë përdorur edhe dy parukierë të cilët gjithashtu janë arrestuar, një shqiptarë dhe një italianë, që merrnin një pagë prej 4 mijë euro për modifikimin e portretit të personave që do të trafikoheshin.

Policia ka arrestuar tetë persona, katër shqiptarë dhe katër italianë, me akuzën e organizatës kriminale që kishte si qëllim trafikimin e imigrantëve të paligjshëm. Policia ka skeduar gjithashtu edhe 12 persona të tjerë të dyshuar se kanë lidhje me organizatën kriminale

Vlerësohet se banda në dy vitet e hetimeve të kryera ka arritur të shoqërojë 29 emigrantë të paligjshëm në destinacionin e tyre përmes dokumentave të falsifikuara dhe vlera e trafikut llogaritet në mbi 350 mijë euro.

Kur nisën hetimet për vjedhjen në sallën e lojërave elektronike, karabinierët veçse gjetën te njëri prej personave një thikë prej 20 cm, vunë re disa anomali dhe dyshuan se për realizimin e vjedhjes, autorët duhet të kishin bashkëpunuar me një person që punonte në kazino, pasi atë ditë shuma e inkasuar ishte e konsiderueshme, 12 mijë euro.

Hetimet gjithashtu, falë pamjeve të kamerave dhe përgjimeve, zbuluan se një nga punonjësit e lojrave të fatit, ishte dakordësuar me hajdutët, që për ta bërë më të besuesheme vjedhjen me dhunë, përpara se të largoheshin bënë gjoja se goditën të infiltruarin e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?