Dokumentat e rreme dhe plumbi

Kronikë
Top 24

Dokumente të rreme dhe plumb në shtëpi, si u arrestua nga policia italiane shqiptari nga Elbasani

24 Shtator 2018, 07:32| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 07:57

  • Share

ITALI- Pasi e ndoqën për disa minuta, karabinierët vunë re sjellje të dyshimtë dhe e ndaluan. Kështu u arrestua 42-vjeçari shqiptar në Livorno të Italisë.

Pas kontrollit të bërë në banesën e tij në Via Mastacchi, policia italiane gjeti dy karta të rreme identiteti dhe një plumb 9-kalibërsh për të cilin 42-vjeçari shqiptar nuk dha asnjë shpjegim.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të dy dokumentet e tij të identitetit ishin ende të vlefshme. Gjithë çfarë mësohet nga to është se shqiptari është nga qyteti i Elbasanit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?