Dokumentet e Arkivit të Shtetit online, mund të blihen me pagesë (Detajet)

30 Tetor 2018, 17:28| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 17:46

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri aplikohet moduli i arkivave online. Të gjithë ata që janë të interesuar, studentë, studiues, akademikë, por jo vetëm mund që të blejnë kundrejt një pagese të caktuar brenda pesë ditësh materialet online. Drejtori i Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit Ardit Bido shpjegon risinë

 “Është hera e parë që prezantohet, se është hera e parë që bëhet. Është diçka që e gjen në Arkivin Britanik, të Milanos dhe Stambollit, nuk e gjen në Ballkan. Rrjedhimisht është një risi shumë e rëndësishme, ku studiuesit, studentët apo pedagogët përveçse mund që të vijnë falas, nëse nuk kanë kohë, mund që të marrin dokumentacioni shpejt. Nëpërmjet këtij aplikacioni mundet që të blejnë një kopje që t’ju vejë me email brenda shumë pak ditëve”.

Ardit Bido, drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit

Si do të vlerësohet kostoja e këtyre materialeve?
“Kostoja është ajo që ka qenë, nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Është thjesht mundësia që ti nëpërmjet internetit të marrësh një kopje online, ndërkohë që më parë duhet që të vije në arkiv, ta kërkoje edhe të prisje, nëpërmjet një procedure shumë të gjatë, një muaj do të vinte dokumentacioni. Tani duhet maksimumi pesë ditë”.

Cilët janë fekuentuesit më të rregullt në Arkivin e Shtetit?
“Ne quajmë studiues këdo që studion. Patjetër që janë profesorët, sepse nuk bëjnë dot një kumtesë pa shkuar në arkiv. Nuk ka libër pa shkuar në arkiv dhe padyshim profesorët, apo studentët që bëjnë temat e tyre të diplomës. Nuk mund që të themi se ka vetëm një tipologji freskuentuesisht, sepse studiues për ne është kushdo që studion. Kushdo që studion ka mundësi që të nëpërmjet këtij aplikacioni mundet që të marrë materialet”.

Po, a janë të gjitha materialet online?
“Koncepti është që çfarë kërkohet skanohet edhe jepet. Nuk ka rëndësi se sa është numri. Çështja është çfarë kërkohet skanohet jepet, rrjedhimisht çfarëdo është online, çfarëdo që kërkohet është online”.

Dokumentet mund të blihen në adresën http://albarchive.gov.al/.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?