Dokumentet/ Një dhuratë dhe ‘pak kursim’, ja si Monika Kryemadhi e siguroi vilën në Gjirin e Lalzit, nga 11 tualetet tek palmat, disa detaje që duhet të ‘zgjojnë’ SPAK 

1 Prill 2023, 16:50| Përditesimi: 1 Prill 2023, 16:59

  • Share

Vlera vilës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit vijon të mbetet një mister i madh, por jo manovra se si çifti i politikanëve e krijuan këtë pasuri, sot simbol i abuzimit me pushtetin dhe mosndëshkimit. Vila e famshme në Gjirin e Lalzit është produkt dhe rrjedhojë e pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë. Në vitin 2010, Monika Kryemadhi deklaron se ka shkëmbyer me kompaninë Lura shpk 300 m2 sipërfaqe ndërtimore tek pallati i saj në Laprakë, me vilën dykatëshe me sipërfaqe 317 m2 në Gjirin e Lalzit. 

Në vijim janë shfaqur disa pamje të një vile madhështore, me palma gjigande, oborr dhe një arredim të brendshëm prej sheikësh. Në një dokumentar televiziv, i cili u zhduk më pas, Monika Kryemadhi tregonte me mburrje 11 tualete, një nga të cilët vetëm për macen. 

A mundet që një vilë me një sipërfaqe të pretenduar 317 m2 të ketë 11 tualete? 

Dyshimet janë të forta se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund të kenë gënjyer në ILDKPKI, duke fshehur një pasuri miliona euro. Megjithatë, një dyshim i tillë sot është vështirë të konfirmohet nga gazetarët investigativë, vetëm nëse SPAK do të zbarkojë një ditë në këtë vilë, siç zbarkoi tek vilat e Arben Ahmetajt. 

Në deklarimet e Monika Kryemadhit flitet vetëm për një shtëpi 317 m2. Nuk ka të dhëna për oborrin, ku Ilir Meta shfaqet herë pas here me të besuarit e tij. Gjithashtu, mbetet mister nëse vila ka qenë e mobiluar nga kompania Lura apo është mobiluar më pas nga Meta dhe Kryemadhi. Në ILDKPKI nuk figuron asnjë shpenzim nga çifti Meta-Kryemadhi për arredimin. 

Më e pabesueshme është historia se si Monika Kryemadhi arriti të ndërtonte pallatin në Laprakë, gjithnjë sipas versionit të saj të deklaruar në ILDKPKI. Referuar dokumenteve, në 19 tetor të vitin 1995, vëllai Drini Kryemadhi i ka dhuruar Monika Kryemadhit 1 200 m2 tokë, nga të cilat 200 m2 truall, në Laprakë. Në 26 mars të vitit 2007, Monika Kryemadhi thotë se ka blerë aty ngjitur edhe 700 m2 tokë me kursimet e saj. Në deklaratë është shënuar një shifër 5 milionë lekë (rreth 50 mijë USD). Nuk dihet nëse bëhet fjalë për vlerën e pronës në total 1900 m2 apo vetëm për 700 m2 që ka vlerë zonja Kryemadhi me kursimet e saj nga paga. 

Në 27 shtator të vitit 2008, Monika Kryemadhi ka lidhur një kontratë me kompaninë Agikons të Gentjan Sulës, për të ndërtuar një pallat mbi tokën e saj me sipërfaqe 1900 m2. Nga kjo kontratë, Monika Kryemadhi do të përfitonte 35 % të sipërfaqes së ndërtimit. Në këtë sipërfaqe ndërtimi përfshihen 300 m2 ndërtim që i ka shkëmbyer me kompaninë Lura në këmbim të vilës në Gjirin e Lalzit si dhe 13 apartamente. 

Ka shitur 10 apartamente me vlerë rreth 1 milionë euro. Kjo shumë, bashkë me rrogat, është e pamjaftueshme për të mbuluar nivelin e jetesës, shkollimin e fëmijëve në Angli, qindra mijëra euro shërbime estetike, rreth 1.2 milionë USD shpenzime për lobim, qindra udhëtime me avion, festa, ditëlindje etj. Kujtojmë që vetëm në vitin 2014, Monika Kryemadhi ka shpenzuar rreth 18 mijë USD vetëm për një ditëlindje, shumë e cila konsumon pagën vjetore të Kryemadhit si deputete.

Dokumenti, si e siguroi vilën Monika Kryemadhi në vitin 2010

Si i siguroi Monika Kryemadhi 1 900 m2 tokë në Laprakë ku ndërtoi pallatin

Kontrata me Agikons për ndërtimin e pallatit

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mediha: 02/04/2023 09:46

    Sa të jetë kraja & dumani, monika & meta shejtani, do bëjnë qef. Nuk e shikoni se në çfar lluksi jetojnë, ku asgjë me asgjë nuk i justifikojnë dot gjith këto resorte, shkollim fëmijësh jashtë, nëpër kolegje të shtrejta, dhe SPAK nuk kaaaaa fakteeeeeee. A e dini ju o njerëz, se gjytonët e metës rreth vilës janë këto të SPAK. Darkave i keni bashkë, duke qarë për rininë që po ikën dhe për popullin fukara.

    Përgjigju
    • SONTESA: 03/04/2023 04:00

      SPAK-KAPS hahahaha

  • Iris: 02/04/2023 02:06

    Me 11 banjo nuk duhet te jete vile,por pallat! Po dhoma gjumi sa ka?

    Përgjigju
  • Prapaniku: 02/04/2023 00:48

    O komentues nuk quhet SPAK,por Skap.

    Përgjigju
    • Kistra: 02/04/2023 11:34

      Ne fakt quhet KAPS!

  • Fran Nezha: 01/04/2023 21:05

    Në qoftë se ka vullnetin me hetuar të thërrasë Dod Doçin , pronarin e firmës Lura !!! Por nuk ka vullnet dhe shanc me hetuar deri aty . Edhe SPAK u një mashtrim i madh !!!

    Përgjigju
  • marion: 01/04/2023 18:58

    kjo eshte tragjikomedia e SKAPIT pasi nga te dy kampet ka denoncime te panumerta me letra, fakte pafund per vjedhje korrrupsion e maskarallik. sot qe flasim duhet te ishin pas hekurave Sali Berisha Edi Rama Ilir Meta Lulzim Basha Erion Veliaj Monika Kryemadhi etj. Nderkohe qe SKAPI ben sikur nuk sheh duke na komfirmuar aludimet e doktorit dhe te qytetarit dxhital se kjo strukture eshte thjeshte nje loder politike qe ska asnje lidhje me ate qe duhet te jete ne ete vertete dhe duhet te shembelleje drejtesia. Pfffr

    Përgjigju
  • 0987: 01/04/2023 17:07

    Te gjitha femrat e bukura qe kishin halle per te zgjidh ose per te fillu pune ose per te ba karriere ne parti duhet te shkojshin tek Vila ne gjirin e lalzit dhe do shikojshin ngjyren qe ishte lyer tavani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?