Kronikë

DOKUMENTET/ Hetoi Veliajn, Prokurori Ols Dado mori leje për pallat, s'e deklaroi në ILDKPKI! Kryebashkiaku në seancë: Më kërcënove se s'more lejen e dytë

12 Shkurt, 16:42| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:22

  • Share

TIRANE- Në seacën e sotme me dyer të mbyllura të vlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj mësohet t'i ketë thënë prokurorit të dosjes Ols Dado se është në konflikt interesi me të dhe se e ka personale.

“Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend"  Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu” mësohet të ketë thënë ai.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Prokurori Ols Dado që ka hetuar kryebashkiakun Erion Veliaj ka marrë leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Shqiptarja.com siguron lejen e ndërtimit në Tiranë që bashkia ka firmosur për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, m’u në zemër të kryeqytetit, aty ku sipas çmimit të referencës vlera e pronës është shumë e lartë.

Në lejen e ndërtimit e miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thuhet se: “Godinë banimi dhe shërbim 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim nëntokë në pronë të Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik Berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Roshi, Xhuljana Karruku”, me sipërfaqe trualli që zhvillohet 712 m2. 

Nga kjo leje vihet re fakti i përfituesve të tjerë të lejes, ku shumica mbajnë mbiemrin Berisha dhe Shkreli.

Shqiptarja.com siguron dhe kontratën sipërmarrëse që Ols Dado ka firmosur me shoqërinë Ald Edil, të sipërmarrësit Astrit Kamberi që mban datën 06/05/2021

Ndërsa leja e ndërtimit është marrë më 9/09.2021. Leja i është dhënë shoqërisë Alb Edil si zhvillues dhe subjekt ndërtues ndërsa godina e banimit është në pronësi të emrave të mësipërm si pronarë. 

Por Ols Dado nuk e ka deklaruar pjesën e tij të pallatit në ILDKPKI, sipas dokumenteve të siguara po nga Shqiptarja.com

Ndërkohë në seancën e sotme në GJKKO Veliaj tha se Ols Dado ka kërkuar dhe një tjetër leje ndërtimi të cilin nuk e ka marrë dhe e ka kërcënuar "do ta mbash mend. 

Në dritën e këtij fakti lind pyetja: A ka kërkuar prokurori Ols Dado, si përfitues i lejes së ndërtimit, ndonjë favor në tejkalim të planit vendor të bashkisë së Tiranës dhe nëse nuk e ka marrë këtë favor, a ka një ndjenjë hakmarrjeje të tij në të gjithë çështjen e ngritur kundër Veliajt?

Për çfarë akuzohet Veliaj, Xoxa dhe biznesmenët?

Hetimet ndaj Veliajt kanë nisur mbi kallëzimin e personit anonim, Nesti Angoni në shkurt të vitit të kaluar. Kallëzimi u dërgua me postë në SPAK. Nisur nga kjo u regjistrua dosja në hetim por nuk ishte regjistruar emri i kryebashkiakut si person nën hetim. 

Erion Veliaj i cilu u arrestua në zyrën e bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. 
Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.

SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa detyrim me paraqitje. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. 

Foto:Leja e ndërtimit e firmosur nga bashkia e Tiranës

Foto:Kontrata e Ols Dados me shoqërinë Alb Edil,pjesa e I

Foto:Kontrata e Ols Dados me shoqërinë Alb Edil,pjesa e II

Foto: Deklarata e pasurisë së Ols Dados në  ILDKPKI

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/02/2025 22:32

    Ku e gjeti ky bastard prokuror te behet bashkepronar i nje pallati shumekatesh ne qender te Tiranen kur ky ka qene pronar i nje hyrje 70 meta katrore!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 12/02/2025 21:53

    Olsi Dado megjith se nuk kemi njojtje esht nga prokuroret me te Mir qe ky vend ka dhe nga me te ndershmit

    Përgjigju
    • Suma: 12/02/2025 22:31

      Edhe të tjerët të ndershëm janë, por ky është më i ndershmi. Është populli i korruptuar.

  • Adi: 12/02/2025 21:20

    Pas ketije spake duhet te arrestoje te gjithe ndertuesit ne Tiranë Se te gjithe kane shkelur ligjin dhe te ju konfikohet e gjithe pasuria

    Përgjigju
  • Ronaldo: 12/02/2025 18:37

    Nga I moret kto dokumente apo ju dha bashkia e tiranes per ti publikuar qe te mbroni hajdutin e tiranes

    Përgjigju
    • Q...: 12/02/2025 19:25

      Nisi filmi Babale 2 pjesa e pare, skenarist gjysme njeriu gjysme derkuci.

  • Bla bla: 12/02/2025 18:01

    Komunsti s....t....m.

    Përgjigju
  • Arditi: 12/02/2025 18:01

    E car ka ktu te keqe me deklaru? Lali dhjeri do i mari te gjithe me vete.

    Përgjigju
  • Korcari: 12/02/2025 17:58

    Te meremi vesh.Erioni eshte aty se ka vjedhur me 4 pale duar parate e qytetareve te Tiranes. Lereni drejtesine te vendose sukunder po ben me Meten,Berishen,Koken e shume te tjere. Te vjen keq per punonjesit e administrates se Bashkise qe perdoren e poshterohen nga politika. Nje gje duket qarte.jemi bere turpi i botes.

    Përgjigju
    • Kot: 12/02/2025 21:02

      Ju keni vetem mllef o njerez kot se ju meritoni nje tirante mbuluar me plehra Jo ashtu Sic esht tani.

  • Turp: 12/02/2025 17:44

    Kush i ha rrenat e ktij veliajt aman.po dhe gjyshja ime e kupton qe ka dhen token me klering kesaj kompanis.ca shpikin kta tani.ik o erjon bej burgun,e mblidh mendjen..

    Përgjigju
  • Ops: 12/02/2025 17:32

    Jepi komunista, prokurori ka pasur nje prone dhe e ka dhen per ndertim, skam pse deklaron kur e ka , po jepni se tek lali me rradhe do shkoni

    Përgjigju
    • Ops: 12/02/2025 18:12

      Une sjam i Saliut jam taksapagues prej 15 vitesh minimumi 20m leke ne muaj, por ik ha sufllaqen

    • Tironsi: 12/02/2025 17:56

      Duhet ta deklaroj o analfabet i Saliut.. Po ku dine derrat ca eshte ligji. Po ky prokuror po e fut ne burg me akuzen qe nusja e vet nuk ka deklaru fustanet online.

  • qytetari: 12/02/2025 17:06

    Prokurori duhet ta kishte deklaruar kete gje. Po sikur ai ta kishte dashur pallatin jo 9 kate si e ka marre, por 15 apo 20 kate se keshtu perfitonte me shume? Dihet qe pronare toke plus ndertues e kane oreksin sa me te madh. Nuk ushqej intriga alla shqiptare por prokurori i Spak me zhgenjeu me kete qe nuk ka deklaruar. Si ai ashtu dhe z. Dumani.

    Përgjigju
    • Flori kllufi: 12/02/2025 22:24

      @ Flori Se mos je ai Flori nga zvicra ti qe derdellit tere kohen ne FB? Apo ndonje Flor tjeter i shqupit qe per ndonje kocke e per pak karrike kryen detyrat qe ka caktuar baba Salihu?

    • Flori: 12/02/2025 18:13

      O zari lalit, ket koment e kishit ber gati qe ne mengjes pa dal lajmi, ai esht banor si gjith te tjeret ka perfituar nga prona e vjeter, lali beri dasem 200mij euro me kursimet e mamit

  • Emir Pasha: 12/02/2025 17:00

    Qenka dhe nusja Bellos ne liste... Ai i kontaktit ishte aksjoner me Malltezin... 2 dele 300 pare

    Përgjigju
  • Pa shiko: 12/02/2025 16:57

    Kjo eshte te luash menc o shokeni,po ku i gjeti parat ky olsi qe do bente pallat 9 katesh. Ku i gjete olsiii apo me rrogen. Fryni menderen fryniiii. VETINGUUUU HAHA

    Përgjigju
    • Hajdari: 12/02/2025 18:34

      O miq , Eshte bashkepronar trualli me te gjithe komshinjte e tjere ka dhene truallin per ndertim nje firme ndertimi me % si gjithe Tirana dhe lejen e ka marre firme ndertimi jo olsi! Olsi eshte perfitues si te gjithe komshijte ne baze te % qe ka rene ne dakortesi me ndertuesin! Prona deklarohet nese eshte e rregjistruar ne ipoteke pasi deri sa te mbaroje eshte ne pronesi te ndertuesit!

    • Flori: 12/02/2025 18:23

      Ka mare apartament nga dhenia e prones se trasheguar o zari laliit, lexoje vendimin, e ka ber ndertuesi kerkesen

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?