TIRANE- Në seacën e sotme me dyer të mbyllura të vlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj mësohet t'i ketë thënë prokurorit të dosjes Ols Dado se është në konflikt interesi me të dhe se e ka personale.
“Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend" Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu” mësohet të ketë thënë ai.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Prokurori Ols Dado që ka hetuar kryebashkiakun Erion Veliaj ka marrë leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Shqiptarja.com siguron lejen e ndërtimit në Tiranë që bashkia ka firmosur për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, m’u në zemër të kryeqytetit, aty ku sipas çmimit të referencës vlera e pronës është shumë e lartë.
Në lejen e ndërtimit e miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thuhet se: “Godinë banimi dhe shërbim 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim nëntokë në pronë të Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik Berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Roshi, Xhuljana Karruku”, me sipërfaqe trualli që zhvillohet 712 m2.
Nga kjo leje vihet re fakti i përfituesve të tjerë të lejes, ku shumica mbajnë mbiemrin Berisha dhe Shkreli.
Shqiptarja.com siguron dhe kontratën sipërmarrëse që Ols Dado ka firmosur me shoqërinë Ald Edil, të sipërmarrësit Astrit Kamberi që mban datën 06/05/2021
Ndërsa leja e ndërtimit është marrë më 9/09.2021. Leja i është dhënë shoqërisë Alb Edil si zhvillues dhe subjekt ndërtues ndërsa godina e banimit është në pronësi të emrave të mësipërm si pronarë.
Por Ols Dado nuk e ka deklaruar pjesën e tij të pallatit në ILDKPKI, sipas dokumenteve të siguara po nga Shqiptarja.com
Ndërkohë në seancën e sotme në GJKKO Veliaj tha se Ols Dado ka kërkuar dhe një tjetër leje ndërtimi të cilin nuk e ka marrë dhe e ka kërcënuar "do ta mbash mend.
Në dritën e këtij fakti lind pyetja: A ka kërkuar prokurori Ols Dado, si përfitues i lejes së ndërtimit, ndonjë favor në tejkalim të planit vendor të bashkisë së Tiranës dhe nëse nuk e ka marrë këtë favor, a ka një ndjenjë hakmarrjeje të tij në të gjithë çështjen e ngritur kundër Veliajt?
Foto:Leja e ndërtimit e firmosur nga bashkia e Tiranës
Foto:Kontrata e Ols Dados me shoqërinë Alb Edil,pjesa e I
Foto:Kontrata e Ols Dados me shoqërinë Alb Edil,pjesa e II
Foto: Deklarata e pasurisë së Ols Dados në ILDKPKI
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Nga I moret kto dokumente apo ju dha bashkia e tiranes per ti publikuar qe te mbroni hajdutin e tiranes
PërgjigjuNisi filmi Babale 2 pjesa e pare, skenarist gjysme njeriu gjysme derkuci.
Komunsti s....t....m.
PërgjigjuE car ka ktu te keqe me deklaru? Lali dhjeri do i mari te gjithe me vete.
PërgjigjuTe meremi vesh.Erioni eshte aty se ka vjedhur me 4 pale duar parate e qytetareve te Tiranes. Lereni drejtesine te vendose sukunder po ben me Meten,Berishen,Koken e shume te tjere. Te vjen keq per punonjesit e administrates se Bashkise qe perdoren e poshterohen nga politika. Nje gje duket qarte.jemi bere turpi i botes.
PërgjigjuKush i ha rrenat e ktij veliajt aman.po dhe gjyshja ime e kupton qe ka dhen token me klering kesaj kompanis.ca shpikin kta tani.ik o erjon bej burgun,e mblidh mendjen..
PërgjigjuJepi komunista, prokurori ka pasur nje prone dhe e ka dhen per ndertim, skam pse deklaron kur e ka , po jepni se tek lali me rradhe do shkoni
PërgjigjuUne sjam i Saliut jam taksapagues prej 15 vitesh minimumi 20m leke ne muaj, por ik ha sufllaqen
Duhet ta deklaroj o analfabet i Saliut.. Po ku dine derrat ca eshte ligji. Po ky prokuror po e fut ne burg me akuzen qe nusja e vet nuk ka deklaru fustanet online.
Prokurori duhet ta kishte deklaruar kete gje. Po sikur ai ta kishte dashur pallatin jo 9 kate si e ka marre, por 15 apo 20 kate se keshtu perfitonte me shume? Dihet qe pronare toke plus ndertues e kane oreksin sa me te madh. Nuk ushqej intriga alla shqiptare por prokurori i Spak me zhgenjeu me kete qe nuk ka deklaruar. Si ai ashtu dhe z. Dumani.
PërgjigjuO zari lalit, ket koment e kishit ber gati qe ne mengjes pa dal lajmi, ai esht banor si gjith te tjeret ka perfituar nga prona e vjeter, lali beri dasem 200mij euro me kursimet e mamit
Qenka dhe nusja Bellos ne liste... Ai i kontaktit ishte aksjoner me Malltezin... 2 dele 300 pare
PërgjigjuKjo eshte te luash menc o shokeni,po ku i gjeti parat ky olsi qe do bente pallat 9 katesh. Ku i gjete olsiii apo me rrogen. Fryni menderen fryniiii. VETINGUUUU HAHA
PërgjigjuO miq , Eshte bashkepronar trualli me te gjithe komshinjte e tjere ka dhene truallin per ndertim nje firme ndertimi me % si gjithe Tirana dhe lejen e ka marre firme ndertimi jo olsi! Olsi eshte perfitues si te gjithe komshijte ne baze te % qe ka rene ne dakortesi me ndertuesin! Prona deklarohet nese eshte e rregjistruar ne ipoteke pasi deri sa te mbaroje eshte ne pronesi te ndertuesit!
Ka mare apartament nga dhenia e prones se trasheguar o zari laliit, lexoje vendimin, e ka ber ndertuesi kerkesen