Dokumentet/ Vëllai i Monika Kryemadhit 30 mijë USD shpërblim mujor si mekanik nga SGS, financoi partinë e kunatit Meta (LSI-në), zbulohet lëvizja e parave

27 Qershor 2022, 09:19| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 22:46

  • Share

Si mos të mjaftonin 7 vite pagë me vlerë rreth 4 mijë USD në muaj, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë edhe shpërblime me vlerë të pazakontë tek kompania koncesionare SGS e kolaudimit të automjeteve, pranë të cilës rezulton i punësuar si mekanik.

Dhe një pjesë të parave i ka kaluar në llogari të LSI-së, partisë së kunatit dhe motrës, të cilët mbikqyrnin koncensionin. Skema e abuzimit është e qartë dhe flagrante. Ndryshimi i vetëm me rastin e Alqi Bllakos është se Bllako po kalon ditët në qeli, ndërsa Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vijojnë t'i shpëtojnë veprimit ligjor.

Ky raport individual tatimor i siguruar nga Report Tv, konfirmon se Drini Kryemadhi, në dhjetor të vitit 2020, në përfundim të kontratës së koncesionit monopol të kolaudimit të makinave, ka marrë nga SGS një shpërblim në vlerë 3.2 milionë lekë ose rreth 30 mijë USD.

Nga muaj nëntor të vitit 2013 deri në dhjetor 2020, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë mbi 360 mijë USD paga nga SGS, duke e mbyllur me një shpërblim rreth 30 mijë USD.

Në kushtet kur askush nuk e di se sa herë është paraqitur 'mekaniku' Drini Kryemadhi tek SGS dhe se çfarë pune konkrete ka bërë, ngrihen dyshime serioze se mbi 80 paga dhe ky shpërblim janë një 'qokë' e kompanisë SGS për Ilir Metën, i cili ka favorizuar kompaninë koncensionare, duke mos ushtruar asnjë kontroll dhe duke mos marrë asnjë masë për shkeljet e shumta të kontratës koncensionare, shkelje këto të denoncuara sistematikisht nga mediat.

Duke kontrolluar Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos si ministër dhe Ylli Spahiut si drejtor i patentave dhe targave, Meta ka kontrolluar indirekt edhe koncensionin e kolaudimit të makinave, nga i cili përfitonte para kunati i tij.

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi rezulton financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti familjare e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Në raportet financiare vjetore që LSi ka dorëzuar në KQZ, Drini Kryemadhi rezulton në listën e donatorëve të LSI-së për vitin 2016, ku ka dhuruar rreth 9 mijë USD.

Emri i Drini Kryemadhit finguron në listën e donatorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe në vitin 2015. Sipas këtij dokumenti zyrtar, vëllai i Kryemadhit i ka dhuruar LSI-së 300 mijë lekë ose rreth 3 mijë USD, në një kohë kur kishte nisur të merrte para nga SGS që vitin 2013.

Pra nga njëra anë vëllai i Monika Kryemadhit merrte para nga koncensionari i favorizuar nga LSI si pjesë e pushtetit dhe nga ana tjetër financonte LSI-në.

Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për donacionet e deklaruara në vlera të ulëta. Report Tv disponon kontrata lobimi për Ilir Metën dhe LSI-në, në vlerë 1.2 milionë USD, të pa deklaruara dhe të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Shpërblimi për Drini Kryemadhin nga SGS në dhjetor të vitit 2020
 

]

Drini Kryemadhi në listën e donatorëve të LSI në vitet 2015 dhe 2016
 
 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/06/2022 02:55

    SGS e di si mund te manovrohet per te bere bisnes ne Shqiperine turkoshake.Duhet te behesh mik me te plotefuqishmit qe te marresh /driten jeshile/ dhe per kete duhet t'ju lyesh rroten dhe mire bile dhe per kete,duhet nje sekser sa me afer atij qe te ka fatin ne dore,por dhe sekserin vete,te duhet t'a miklosh e daravitesh si nuset dikur.E beri Zeni me Argiten me pare ne rastet qe njihen,tani na doli kunati i shokut //Xhemal katunarit//.Nuk me kujtohet,ka patur ndonje reagim nga Meta,per nivelin e korrupsionit te Shqiperise te percaktuar nga DASH-i? Nese po,do te ishte shume interesant te vihej perballe kesaj dosjeje.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles me pension grek: 27/06/2022 15:21

    Cdo vend ka udhehqjen qe meriton. Dhe ju turkoshqiptaret, me falni desha te them neve shqiptaret, nuk meritojm me mire se Ilir Meta. Prandaj them une qe ky vend nuk behet. IKNI… Shpetimin do e gjeni ne Gjermani, France, Holland dhe Belgjike. (Mos guxoni te mendoni se LSI tashme ka marre fund si force politike. Mos mendoni as te perfyturoni burgosjen e Ilir Metes, ose te pakten sekuestrimin e miliona euro pasuri te familjes se tij, kur ti hiqet imuniteti si president! Joooo… Ky vend nuk behet. Reforma ne drejtesi eshte fallco! Denimi i Tahirit dhe i disa zyrtareve te larte kete vite jane raste qe nuk do perseriten. Ju supaxhinjt e tjere duhet ta mbani fokusin vetem te elementet negative deri sa te shporren te gjithe te rinjte ka ky vend i mallkuar! Per ndryshe Athina do ju nderpresi pensionin dhe supen! Dhe mos tregoni identitetin tuaj ne forumet ku zbatoni te njejten propagand se na flliqet si komunitet! Shtiruni si patriota shqiptar te zhytur ne pesimizem gjithe kohes. Efharisto)

    Përgjigju
  • Cubel breca: 27/06/2022 15:19

    Sa gjynah pak ka mar I shkreti. Tani e mbrapa do mi japim mua ato 30 mij Euro!!!!!!!!!!!!!!!! Po per cfar e duan pushtetin per te ndar leket me ne ??????? Prandaj me ne fund shkuan per lesh.

    Përgjigju
  • Rrasat e Tomorrit: 27/06/2022 12:09

    Thirje urgjente per gjithe shqipetaret! Mos braktisni vendin tuaj…Punoni si skllever per Patrikun Ilir Meta dhe familjen e tij nbreterore! Vetem keshtu do lulezoi dhe jetoi ne shekuj kombi yne i lashte, patriot dhe liridashes!

    Përgjigju
    • genci: 27/06/2022 13:02

      ta mbeshtes o rrasat e tomorrit, po ku ikni mor bq me gomone e neper male po ulni koken e punoni per familjen mbreterore se packa se sdo keni buk me ngrane do ju rroje shpirti 100 vjet o popull varik.....

  • skrap ariu: 27/06/2022 12:05

    qe eshte hajdut mashtrues i shqitareve ilir meta bashke me te shoqin kruemadhi dihet, por kush e vuri kete mordje ne krye te shqiptareve dhe kush po e mban ket ruspije ne vazhdimesi si kryetar shteti

    Përgjigju
  • Jari: 27/06/2022 11:41

    Po i biri mirë daulles me Drini Kryek,,, n, vëllain e Monës, po pse me se do ti bënte operacionet Plastike për Zbukurim e Surratit Mona me gjethe fiku, duhen verdhushka oreee.

    Përgjigju
    • kirurgu: 27/06/2022 18:58

      sbukurim quhet kur ka rezultat operacioni por hales cdo forme ti japesh po hale esht.un pata halen dhe bidene ovale...dmth te rrumbullakta .i nderrova i mora kuadrate ...por po hale esht kshu miku im dhe kjo halja ...sado miljona te shpenzoje nuk behet dot as lavaman...hale do ngeli prandaj kujdes me shqipen kur thua operacionet e kesaj haleje per zbukurim.mund te thuash merementim por nuk kap rezultatin qe ajo do

  • Erion Buzali: 27/06/2022 09:50

    Ore ju keni rrjedh nga mendja apo ma kujtoni budallenj?! Dergoni letrat ne spak ose mos na beni sikur keni zbulu rroten edhe pse rroten do merrni.

    Përgjigju
  • Saimir: 27/06/2022 09:49

    Per me teper pyesni per dietat dhe karburantin dhe benefitet e tjeranen rrogoz qe ka perfituar nga sgs. Pyesni per rrogen dhe bebefitet e tjera qeka marre myslymi, shoferi i tij po nga sgs. Dhe per nenkontraktimet tenderat e rikonstruksionet qe jan3 fituar nga kompanite e tij ????

    Përgjigju
  • Fieri: 27/06/2022 09:38

    Cfare fytyrash qe te gjithe abuzues me shendetin. Do vij nje moment dhe do mbajne te gjithe keta pergjegjesi nga A te ZH.

    Përgjigju
    • Cubi: 27/06/2022 15:25

      Mir mor fieri po me cduken bathet veshtir te realizohet ajo qe thua ti. I kan kopsitur aq mir gjerat sa kan 30 vjet qe vrasin presin e tallin bythen me kete popull e nje gjemb ne kemb sju ka hyr. Ty ta degjoft zoti ishalla realizohet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?