5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit ishte vlerësuar e pabanueshme, por godina e Konvaleshencës e cila i mori jetën kryekomisarit Bajram Hajdarmataj vijonte të qëndronte e hapur për studentët por edhe pedagogët që jepnin mësim në ambientet e saj.
Shqiptarja.com ka siguruar aktin e konstatimit të kësaj godine, të firmosur në datë 26 shtator të këtij viti, sipas të cilit, Hoteli i Ri i pushimeve të Ministrisë së Brendshme të ndodhur në Konvaleshencë është i pashfrytëzyeshëm pasi copat e tullave dhe suvave mund të shkaktojnë dëmtime në njerëz, si dhe objekti ka nevojë për rikonstruksion të muraturës.
Akti i konstatimit mban firmën e arkitekteve Emiriana Sako, Adnand Toçila dhe inxhinierëve Diana Dedja dhe Elsa Kalesha, ndërsa sot pas hekurave janë drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa.
Bajram Hajdarmataj humbi jetën mëngjesin e 26 Nëntorit, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Kryekomisari u nxor i pajetë nga rrënojat e godinës së re të Konvaleshencës, ku qëndroi i vetëm pasi kishte refuzuar të qëndronte në godinën e vjetër ku ishin akomoduar studentët.
Lajmi kryesor: