Dokumentet dhe Rustem Gjata

Dokumenti/ Babai i Çlirim Gjatës së PD-së dënoi me vdekje priftin Hil Gjoni se shau partinë! Berisha e bëri ‘xhelatin’ deputet dhe e vuri në krye të drejtësisë, i biri sot ‘avokat’ i non gratës  

10 Gusht 2022, 17:19| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 17:35

  • Share

Për 32 vite me radhë, si askush tjetër, Sali Berisha ka përdorur kartën e anti-komunizmit, në funksion dhe për llogari të pushtetit, duke shantazhuar dhe bashkëpunuar me bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, bijtë e xhelatëve dhe figurave të regjimit komunist, të cilët kanë dhënë dënime kapitale për motive politike. Ndërsa ditën, për tre dekada, ka sulmuar regjimin komunist dhe ish Sigurimin e Shtetit, Sali Berisha kundërshtoi ligjin për hapjen e dosjeve që në vitin 1992, deformoi më pas çdo ligj për hapjen e dosjeve, i konsideroi në ’91 të përndjekurit politikë si llumi i shoqërisë dhe ish të përndjekurit politikë u vetëdogjën të gjallë dhe hynë në greva urie vetëm gjatë dy pushteteve të tij. 

Sot Berisha kujtoi poetin Havzi Nela, i ekzekutua me varje 34 vite më parë në qendër të Kukësit, duke shënuar një nga krimet e fundit të regjimit komunist në shkërmoqje e sipër. Berisha tha se Havzi Nela u vra për fjalën e lirë, duke akuzuar se ekzekutimi i tij është firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, për të cilin tha se duhet të kërkojë falje. Pse Sali Berisha, dy herë non grata, përdor herë pas here edhe poetin e ndjerë për politikë?! 

Në vitet 2019-2021, Çlirim Gjata ka qenë Sekretar i për Çështjet Zgjedhore të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Gjata ishte kandidat për deputet i PD-së, ku mori vetëm 449 vota në Tiranë. Pas ndarjes Basha-Berisha, Çlirim Gjata u rreshtua në krahun e Sali Berishës dhe Foltores. Gjata sot është një nga ‘avokatët’ më të flaktë të Berishës dhe kundër vendimeve të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për shpalljen e Berishës non grata. 

Çlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist. Përpos të tjerëve, siç edhe konfirmon ky dokument, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Sipas Rustem Gjatës, prifti Hil Gjoni kishte sharë udhëheqësit e partisë, urrente regjimin, kryente rite fetare dhe donte Papën e Vatikanit. Ky, sipas Rustem Gjatës, ishte një krim i rëndë që duhej të dënohej me vdekje. 

Në vendimin e dënimit kapital të Hil Gjonit, firmosur nga Rustem Gjata, thuhet se Gjoni ‘ka kryer veprime të ndryshme me karakter fetar si mesha, pagëzime, rrëfime etj., duke marrë në çdo rast shpërblime të ndryshme në të holla ose në sende të luajtshme... Ai ka agjituar dhe propaganduar për një kohë të gjatë kundër pushtetit popullor, të cilin ai e ka urryer vazhdimisht. Ka sharë udhëheqësit tanë dhe ka shprehur dëshirën se, për të kishte mundësi, do t’i vriste të gjithë... Personaliteti i tij është shumë i keq, armik i vendosur, që e quan veten fajtor vetëm se nuk ka bërë më shumë kundër pushtetit popullor, si gjatë hetimit paraprak të çështjes dhe gjatë gjykimit ka mbajtur një qëndrim shumë të keq... Ai ka pranuar të tradhtojë atdheun vetëm e vetëm t’i shërbyer Papës në Vatikan si ‘përfaqësues i Zotit në tokë  dhe si i vetmi persona që kujdeset për çlirimin e popujve dhe t’u dhënë atyre çdo të mirë’... Kjo është arsyeja që gjykata, duke marrë parasysh pasojat e rënda që kanë sjellë veprat e kryesja prej tij, si edhe personalitetin e tij shumë të keq, e ka dënuar këtë me vdekje...”. 

Berisha e bëri Rustem Gjatën deputet dhe anëtar të Kushtetueses 

‘Xhelati’ i diktaturës që kishte dënuar njerëz me vdekje vetëm se kishin sharë dhe urrenin partinë, u shpërblye nga Sali Berisha, fillimisht si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Sali Berishës nuk i interesonte shumë nëse ishe spiun apo xhelat i regjimit, mjafton t’i shërbejë atij dhe pushtetit të tij, madje sigurimsat dhe xhelatët ishin më të dobishëm për Berishën, pasi i mbante më lehtësisht në rresht, për shkak se mund t’i shantazhonte. 

Pasi kishte çuar priftin në botën tjetër, Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e pararë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese për një periudhë 3-vjeçare. 

Kur u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata ishte deputet i Partisë Demokratike si dhe ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Tashmë Sali Berisha do të vendoste në krye të drejtësisë njeriun që kishte dënuan me vdekje priftin Hil Gjergj Gjoni, ndërkohë që nëpër podiume hidhte akuza ndaj xhelatëve të diktaturës për llogari të pushtetit. Sot, i biri i Rustem Gjatës, Çlirim Gjata, si për ironi akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se janë blerë për të shpallur non grata Sali Berishën!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuredin: 12/08/2022 16:06

    Respekt per Modelin e Sistemit Demokratik te SHBA! Terroristi Sali Berisha ka ushtaret e tij te krimit dhe te korrupsionit te punsuar ne Bashki, ne Polici te Shtetit, ne Prokurori dhe ne Gjykata dhe kudo.. Keto struktura te krimit dhe korrupsionit te berishizmit jane nje shprese per diktatorin e terrorizmit Berisha. Keta mbeshtetes te Berishes te punsuar ne organet shtetrore jane nje rrezik me potencjal per te kercenuar situaten e rendit publik dhe situaten ne tersi politike dhe ekonomike te vendit tone. Sali Berisha me banden kriminale te tij ka si Objektivi, per te destabilizuar situaten politike dhe ekonomike. Po i njeti person eshte i dishuari kryesor qe ka leshiar urdher per te demtuat sherbimet e qytetarve e-albania. Ata do perdorin praktikat e punes si moti me vrasje te kundershtaret Politik, me vendosje tritoli per te shkatrruar objete publike. Ky group terrorist nuk perjashtojn per te perdorur te gjitha armet dhe mjetet e krimit per te ralizuar objektivin e tyre destabilizues. Sali Berisha kur ishte ne pushtet per qellime antikombetare, ai ka urdheruar per te vrare ushtaret besnik te Atdhet. Deri tani Ai nuk ka dhene llogari per keto krime te renda. Si ka mundesi qe te organizoj edhe protesta nje kriminel i tille si Sali Berisha sikur te ishte ne shtetin e Afganistanit! Ngushllime familjes qe kane humbur vajzen e tyre ne Himare! Duhet te arrestohen edhe gjyqetaret e korruptuar te berishizmit qe kane rikthier ne pune oficerin e policise i cili i mori jeten vajzes 7 vjece. Respekte per Sistemi Shtetror Demokratik te SHBA! Sepse vetem ata rrezikojne pushtetin e krimit dhe te korrupsionit ne Shqiperi. Ju o komunist fanatik-bolshevik te berishizmit: - Lideri shpirteror i juaj dhe diktatori terrorist Sali Berisha kur ti shikoni veshet tuaj pa pasqyr do te behet kryeminister Sali Berisha. Per te fituar bastin terhiqeni sa me shume veshet tuaj sepse Po arritet ne masen e veshgjatit keni nje shanc per te fituar telebingen tuaj si me pare. Po jeni te ri ne mosh ju falet se ju ka mashtruar komunisti fashist dhe plaku ordiner Berisha. Po jeni mbi katerdhjete vjec nuk ju falet. Ju llafazan te krimit dhe te korrupsionit te organizuar komentoni me tendenca inati dhe me shpifje dhe me brockulla pa lidhje. Komunistave demokrat te berishizmit ju eshte futur frika deri ne palce, pranda nga kercenimi dhe nga frika keta demokrat fallso imitojne gjithnje diktatorin e tyre. Kur se njeh tjetrin perse grriceni apo ju eshte ba hujq refreni qe reciton cdo dite diktatori komunist i juaj me shpifje dhe sharje!? Zotni apo zonja te cilet jeni idhetar te sistemit shtetror te krimit dhe korrupsionit te berishizmit! Un jam me origjine i djathte i vertete dhe kame mbeshtetur PDSH qe ne oret e para te lindjes se saj ne vitin 1990. Komunistet qe erdhen brenda PDSH dhe njekohesishte ata jane edhe spiune horra te degjeneruar te ish diktatures komuniste. Komunistet qe jane ba demokrat me PDSH, ata jane komunistet serbo-bolshevik me te poshter te planetit. Po keto pehera te diktatures ne vitin 1990 kane pushtuar drejtimin e PDSH. Po te njetit autor krimi te erret dhe e pa zbardhur historia kriminale e tyre, ata tani ne vitin 2022, ata horra te komunizmit-bolshevik kane shkatrruar totalishte pluralizmin Politik ne Shqiperi sebashku me gjthe PDSH. Demokratet e vertete kerkojne per te riorganizuar PDSH e cila eshte shtepia e tyre e lirise. Kurse PSSH e rregullojn vete socialistet. Komunistat fashist dhe hajdutet e berishizmit, cdo dite dhe ne cdo kohe merrem me punet e huja qe nuk ju takon. Keta hajduter per te humbur vemendjen para publikut te shendosh demokratik, ata merren vetem me brockulla dhe vetem me PSSH. Por kesaj propogande shterpe dhe mashtruese i erdhi fundi i hidhur i tyre sebashku me fundin e Zi te plakut ordiner i cili ka filluar prej vitesh te beje sh*ren ne breke nga pleqeria.

    Përgjigju
  • Loni: 11/08/2022 15:14

    Ore te gjith shajm spiunat e sigurimit Po mir pse gazetat krahas viktimave te japin dhe disjen e gjykates per te pushkaturit dhe te shohim cfar kan bere qe jan denuar Psh ky nela poet qenka denu sepse ka dash te vras tre polic dhe njeri nga keta eshte i paralizuar nga plumi i ketij poeti

    Përgjigju
  • Kame: 11/08/2022 04:56

    Patjeter shoku "Tiku". Edhe Rustemi mente pjelle ne ate te gomereve te shkoje. Ashtu si dhe ti merr kurajon dhe me te njejten "pasion" shkruaja dy rreshta monstres komuniste Rama. Servila te marum.

    Përgjigju
  • Denoncuesi: 10/08/2022 22:38

    Adriatik Doci je gjigant gazetar! Po nusja e djalit te ketij eshte shefe finance te avokatura e shtetit, e.gj. ! jo per gje po keta duhet te jene kudo me poste se ndryshe nuk ecim ne! Pale ai Sekretari i Pergjithshem i MFE A,Gjokuta drejtoret ne varesi qe jane shokwt e vet bejn tendera, ai ha cokollatat! Ah mjere ne!

    Përgjigju
  • Abdia: 10/08/2022 22:04

    Mbeturinat e komunizmit qe ska per ti gjet shpirti qetësi përjetësisht per ligesite qe kane bere kundra njerëzve te pafajshëm. Ky këlyshi i tij mut si i ati esht ska ndrsyhim

    Përgjigju
    • Mohimi i mohimit: 10/08/2022 22:38

      Po Dardani a ka faj ne kete mes?

  • Ujesjelles: 10/08/2022 21:03

    Sot komunistat dergojne ujë Tek pusi edi rames pra si berisha si meta mbajne akoma ramen! USA duhet ti beje te tre non grata në shtator ndryshe nuk shpeton vendi bashke me reçelin e fikut që punon me propagand në krye bashkise me te madhe ! Ba duhet një djal nga LABËRIA VOSKOPOJA MIRDITA SHKODRA DUKAGJINI KRUJA MATI HASI I THATË një nga keto Duhet per kryeminister që të jetë puro shqiptar dhe puro atdhetar trim dhe guximtar dhe të HAPEN KREJT DOSJET PAS 32 vjetesh (1991-2023) Pra me 1 janar 2023 të nise hapja e dosjeve në asnje post publik as inspektor i thjeshte të mos lejohen !

    Përgjigju
  • Klodi: 10/08/2022 20:10

    Baba Edi Rames, çfare pune bente?????????

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/08/2022 19:03

    Edhe ky birbua ka dy mbiemra: GJATA DHE GJOTAJ. Si puna e likeleshelise. Po ka qene edhe BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT,per pseudonimin pyesni shokun e likes,Viron Nafiz Bezhanin.

    Përgjigju
  • Mimi: 10/08/2022 18:48

    Kushti nr 1 qe te beje kariere me berishen ishte perkatsia krahinore,kushti nr 2 te kishe pak dosje qe te mos levizje bishtin,dhe kushti nr 3 te kishe sherbyer me devocion ne regjimin e meparshem,te tjeret ishin garniture e kategorise se pare. U zvendesua zona e pare operative me zonen verilindore

    Përgjigju
  • demiri: 10/08/2022 18:31

    Sala e bani Rustemin krietar te gjikates kushtetuse

    Përgjigju
  • tani: 10/08/2022 17:45

    Eshte distancuar ndonjehere Clirim gjata nga veprimet e babait

    Përgjigju
    • KPano: 11/08/2022 09:06

      Clirimi eshte djali i babait,beme baba te te ngjaj! Clirimi nje gamor i Saliut!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?