Edon Zhegrova dhe faximile e nënshtetësisë

Sport

Dokumenti/ Bajram Begaj 'dërgon' Edon Zhegrovën te Juventusi, sulmuesi merr nënshtetësinë shqiptare

26 Gusht, 15:32| Përditesimi: 26 Gusht, 16:02

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar më 22 gusht dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Edon Zhegrovën. Sulmuesi anësor i Lille dhe Kosovës po kërkon një kalim te Juventusi në Serie A, por statusi i tij si ekstrakomunitar mund të jetë një pengesë.

Në të tilla kushte Zhegrova nuk do jetë me një 'i huaj' në futbollin italian dhe kalimi i tij te 'Zonja e Vjetër' mund të jetë më i lehtë.

"Në mbështetje të nenit 92, shkronjës “c”, nenit 93 të Kushtetutës, neneve 9, 20 e në vijim të ligjitnr. 113/2020, “Për shtetësinë”, i ndryshuar, me propozim të ministrit të Brendshëm,DEKRETOJ: Dhënien e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, shtetasit:1. Edon Lulzim Zhegrova", thuhet në dekretin e firmosur nga Begaj më 22 gusht dhe botuar në Fletoren Zyrtare.

Duket se 'shkes' për këtë nder është bërë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndihmuar Edon Zhegrovën. Ka qenë vetë sulmuesi që në një postim pas lajmit për marrjen e nënshtetësisë, ka postuar një bisedë me Ramën, duke e falenderuar. Kryeministri e ka njoftuar futbollistin se dekreti për dhënien e nënshtetësisë ishte firmosur nga Begaj.

Edon Zhegrova

Shqiptari kërkon që Lille të bindet nga oferta e Juventusit dhe këtë verë (më 31 gusht mbyllet merkato) të kalojë në Serie A. Francezët e duan në ekip, por Edoni ka bërë këtë kërkesë për të qenë një 'lojtar vendas'. Për të interesohet edhe Marseille.

Futbollistët nga Shqipëria në Itali

Futbollistët me pasaportë shqiptare nuk janë si të huaj në Itali, kjo pas një bashkëpunimi mes FSHF dhe FIGC (dy federatave). Kështu, secili klub në Itali që do merrte një futbollist me pasaportë shqiptare nuk do kishte nevojë të 'shtrëngohej' për të përpiluar listën, pasi ai do njihej si evropian, numri i të cilëve në ekip nuk është i kufizuar.

Faximile e Dekretit nga web

Zhegrova falenderon Ramën

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?