Foto ilustruese

Dokumenti/ Bashkimi Europian në prag të krizës për gaz

7 Mars 2022, 23:04| Përditesimi: 7 Mars 2022, 23:10

  • Share

Bashkimi Europian është në prag të një krize në rritje të gazit, e rënduar së tepërmi nga varësia prej Rusisë. Kjo situatë pritet të paralajmërohet publikisht nga Brukseli teksa Unioni po përpiqet të nxisë kursimin e energjisë dhe orientimin drejt energjisë së rinovueshme.

“The Guardian” raporton se ka parë një draft dokument mbi çmimet e energjisë në BE, i cili do të publikohet të martën ku shkruhet se: “Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike do të mbeten të larta dhe të paqëndrueshme të paktën deri në vitin 2023. Krahasuar me perspektivën e vjeshtës së kaluar, situata është përkeqësuar.”

Së bashku me pjesën tjetër të botës, BE-ja është përballur me rritjen e çmimeve të energjisë për muaj të tërë, por pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur varësinë e Evropës nga gazi. Unioni importon 40% të gazit të tij nga Rusia, një shifër e pandryshuar në më shumë se 15 vjet.

Dokumenti i politikave, i zbuluar nga The Guardian, konfirmon gjithashtu se autoritetet e konkurrencës së BE-së po hetojnë kompaninë shtetërore ruse të energjisë Gazprom për mënyrën se si ka bërë biznes./ Lexo.al

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?