Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Dokumenti/ Edi Rama nënshkruan tërheqjen e padisë ndaj Ramush Haradinajt

1 Korrik 2020, 19:42| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 19:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje që e kishte bërë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Media kosovare ka publikuar aktvendimin ku konstatohet tërheqja e padisë.

Rama vizitoi Kosovën gjatë dy ditëve të kaluara, ku u takua me krerët e vendit, por nuk arriti që të zhvillonte një takim me Haradinajn me të cilin i kanë marrëdhëniet e acaruara.

Kryeministri deklaroi dje para mediave se do të tërhiqte padinë për shpifje që kishte bërë ndaj Haradinajt.

Rama e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje, në atë kohë në detyrë. Paditja  erdhi disa deklaratave që Haradinaj kishte dhënë për Ramën dhe për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Dokumenti i tërheqjes së padisë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?