Politikë

Dokumenti ekskluziv/ Lulzim Basha i ‘pastrehë’! Nuk deklaron në ILDKP se ku banon, zero shpenzim për qira pas 2019! Aurela pa punë! Shtohet misteri rreth pasurisë së kreut të PD  

26 Nëntor 2021, 17:20| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 19:21

  • Share

TIRANË- Sa vjen e shtohet misteri dhe dyshimet rreth pasurisë së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe sidomos sa i takon shtëpisë ku banon sot kryetari i opozitës dhe familja e tij. Në 8 tetor 2021, Lulzim Basha ka dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deklaratën e pasurisë, në kuadër të detyrimit ligjor për deklarimin e të gjitha pasurive para betimit si deputet, pas ndërprerjes së mandatit në mars të vitit 2019. Report Tv ka siguruar deklaratën e pastrisë që mban firmën e Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Basha. 

Asnjë shpenzim për banesë  
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, Lulzim Basha deklaron vetëm pagën si kryetar i PD-së në vlerë 1 milionë lekë si dhe mbulimin e shpenzimeve në telefon në vlerën 126 mijë lekë po nga PD-ja. Basha nuk ka aplikuar as për trajtim financiar pas dorëzimit të mandatit të deputetit në mars 2019.  Në këtë deklaratë pasurie, Lulzim Basha nuk deklaron asgjë sa i takon shpenzimeve për banim. Në dokument nuk ka asnjë shënim as për shpenzime qiraje, as për blerje dhe as për dhurim banese. 

Në tetor të vitit 2019, Lulzim Basha u zhvendos për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë. Basha refuzoi të jepte detaje si dhe të publikonte kontratën e qirasë së pretenduar, për jetesën në një shtëpi, në një zonë të tillë të Tiranës, ku qiraja mujore kushton rreth 2.5 mijë euro në muaj.  I vetmi shpjegim ishte një deklaratë publike e Partisë Demokratike në 28 tetor të 2019, ku përmes një njoftimi zyrtar thuhej se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye z. Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira...”.

E vetmja mundësi që Lulzim Basha të deklaronte dhe sqaronte raportin e tij me vilën, nëse banonte me qira apo e kishte blerë, ishte deklarimi i pasurisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si një detyrim ligjor. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke shtuar më tej dyshimet.

Parashikimi ligjor 
Ligji nr. 9049 për deklarimin e pasurisë, në nenin 4 parashikon që subjekti deklarues duhet të deklarojë çdo ndryshim në llogaritë bankare dhe të gjendjes cash, si dhe si dhe çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit. Gjithashtu ligji parashikon detyrimin për të deklaruar edhe dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale.

Pra, në çdo rrethanë, Lulzim Basha duhet të deklarojë statusin e banesës së re, nëse e ka marrë me qira, e ka blerë, ia kanë bërë dhuratë apo e kanë trajtuar në mënyrë preferenciale, që do të thotë se kanë strehuar pa i marrë pagesë qiraje. Partia Demokratike zyrtarisht ka deklaruar se Basha jeton me qira për shkak se i është dëmtuar banesa nga tërmeti. Në këto kushte, Basha duket të deklaronte shpenzimet për kontratën e qirasë. Fshehja e pasurisë apo shpenzimeve, refuzimi për deklarim apo mashtrimi me deklaratat e pasurisë përbën vepër penale.

Bie alibia e tërmetit 
Partia Demokratike pretendon se Lulzim Basha është zhvendosur përkohësisht në një banesë tjetër, pasi banesa e tij po i nënshtrohet disa punimeve për shkak të dënimeve nga tërmeti. Një pretendim i tillë nuk është i vërtetë. Së pari tërmeti i madh ka rënë në 26 nëntor 2019, ndërsa Lulzim Basha është larguar nga banesa e tij që në tetor 2019. 

Së dyti, edhe pse Basha është zhvendosur në vilë që nga tetori i 2019, që nga ajo kohë e deri më sot, në banesën e tij në pallatin pranë Parkut të Liqenit, nuk është kryer asnjë punim. Edhe aktualisht, apartamenti i Bashës është i braktisur. 

Nga ana tjetër, edhe Instituti i Ndërtimit ka rrëzuar pretendimin që ky pallat të ketë pësuar ndonjë dëmtim nga tërmeti. Shqiptarja.com ka publikuar një raport teknik, ku theksohet se pallati nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët. Në këtë pallat, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje apo shqetësim nga banorët për pasojat e tërmetit. 

Aurela Basha e papunë 
Sipas deklaratës së pasurisë së dorëzuar në 8 tetor në ILDKP, bashkëshortja e kryetarit të opozitës, Aurela Basha, deklaron zero pasuri dhe zero të ardhura. Referua këtij dokumenti, Aurela Basha është e papunë. Është hera e parë që nga viti 2005 që Aurela Basha nuk deklaron të ardhura. Nga viti 2005 deri në vitin 2018, Aurela Basha deklaronte deri në 50 mijë euro në vitin të ardhura si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Holandë. Aktualisht, të ardhurat e familjes Basha janë paga e Lulzim Bashës si deputet dhe paga tjetër si kryetar i PD-së. 

Mungon pasuria e plotë 
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKP në 8 tetor 2021, Lulzim dhe Aurela Basha duhet të deklaronin pasurinë e plotë që nga viti 2005 deri më sot, për shkak se kjo deklaratë nuk është një deklaratë periodike/vjetore, por deklarim pasurie para fillimit të detyrës. Ky detyrim rrjedh për shkak se Lulzim Basha dorëzoi mandatin e deputetit në mars të vitit 2019, ku për rrjedhojë, në bazë të ligjit, plotësoi një deklaratë pas largimit nga detyra. Me zgjedhjen deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe marrjen e mandatit të deputetit, Basha duhet të deklaronte të gjitha pasuritë që ka në pronësi bashkë me bashkëshorten, të luajtshme dhe të paluajtshme. Detyrimi parashikohet në nenin 5/1 të ligjit Nr. 9049, datë 10.4.2003, për kontrollin dhe deklarimin e pasurive. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

(Kliko këtu për deklaratën e pasurisë së Lulzim Bashës dorëzuar në 8 shtator 2021 )

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 27/11/2021 07:56

    Gjynah i shkreti ** per ti qare hallin** duhet me i mbledhur ndonje lemosh e ti bejm nje cop shtepi te shkretit. Ah mor popull kush pretendon te te drejtoj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • gjykatesja: 26/11/2021 20:53

    Zonja Yuri Kim, na thoni pse nje gjykates duhet te ike nga detyra vetem se nuk ka justifikuar 50 m2 dhe keta perbindesha duhet te na sfidojne kaq hapur. Kjo nuk eshte e drejte!!!!

    Përgjigju
  • rrema: 26/11/2021 20:30

    O i shkreti Lyl sa fukara qe je, po shetepia ne Hollande quhet.....

    Përgjigju
  • Deputeti: 26/11/2021 19:04

    Vetem nga lista e deputeteve prill 2021 ka marre miliona euro Por dhe nga kandidatet per kryetar bashkie 2018 ka marre Dhe do marri prap 2022 se ndoshta i ka ra pak niveli.. Se pa lek ska shanse te marri kush emrin ne liste. Sikur si dini ju, plus investitoret servila qe kane frike nga ndrrimi pushteteteve dhe nga meraku japin cdo sezon miliona, per te qene ne tave per ndonje tender dhe te pa harruar nga kreu qe mund te vij. Dmth se kam idene se ku i cojne gjithe ato lek Po nejse, pacin fatin e shume tjereve..

    Përgjigju
  • Stadiumi: 26/11/2021 18:59

    2 kate 500 m2 i ka nxjerre ne shitje ne kat 10 Te pallatet e vjetra, Jeton per qef te Rolling Hills te vila re, Ka dhe ne Gjirin e lalsit vile! Mori dhe 8 milion Euro per pallatin qe ju prish Ne vlore Lungo mare.. Shkolla private e kurse femijesh Miliona ne muaj... ku qendron problemi ktu!? Keni inat ju.. normal se mesi mbyllni muajin, Dhe skeni lek ti ndrroni canten femijes nga viti ne vit Jo me ti coni ne 4 mije euro shkolla e kopshte amerikane Me shifra te cmendura. Ka dhe shume qe sdime gje dmth Po kto dihen boterisht.. dhe shikohen cdo dite Nga populli milet pa gjak.

    Përgjigju
    • Redi: 26/11/2021 20:04

      Drejt e ke. Apo kur Rama flet se si i merzitet cuni vogel kur nuk i ben detyrat ne Vlore te vila babi shtetit. Shume vuajne. Propozoj te ngrihet nje vakef me ne krye Ahmetaj dhe Beqajn qe te hedhim leke si popull e ti ndihim Edit dhe Lulit bashke.

  • TAKU: 26/11/2021 18:13

    GJYNAF PASKA NGEL PA RROGE I SHKRETI GJYNAF HAJDE PUNO POMPIST KTU KE OFICINA IME .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?