Ilir Meta, Filip Talo (me rreth të kuq)

Dokumenti/ Filip Talo kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Korrigjo të dhënat! Ja 2 njerëzit me të cilët bisedova planin e arratisjes, kush është I.M

5 Shtator 2022, 22:32| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 22:57

  • Share

Filip Talo, personi i cili dyshohet se është spiunuar në ish-sigurimin e shtetit nga Ilir Meta, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve dhe i kërkon të korrigjojë dosjen pasi sipas tij personi të cilit ai i ka treguar se do të arratisej kanë qenë Ilir Murati dhe Astrit Zeqo dhe jo Ilir Metaj. Talo thotë se kanë qenë vetëm dy personat e parë ata me të cilët ai ka biseduar për planin e tij të arratisjes dhe jo me ish-Presidentin e Republikës.  Në letër Talo shprehet se ka biseduar me Ilir Muratin deri në momentin kur ka dyshuar se ky i fundit mund të ishte personi që bashkëpunonte me sigurimin e shtetit.

“Denoncimi i vetëm që më është vënë përpara nga punonjësit e sigurimit të shtetit është vetëm denoncimi i shokut tim të klasës dhe konviktit Ilir Murati (denoncim i cili çuditërisht mungon në dosje.  I vetmi person që ka përdorur ndaj meje teknikë operative është shoku im Ilir Murati dhe ky fakt është konfirmuar nga organet e sigurimit të shtetit në dokumente dhe përgjime. Ju informoj se në klasën time ka pasur dy persona me emrin Ilir Metaj dhe konkretisht: Ilir Rexhep Metaj dhe Ilir Mero Metaj. Sqaroj faktin se në asnjë rrethanë apo situatë unë nuk kam biseduar me asnjë prej tyre për idenë e arratisjes jashtë shtetit, si dhe asnjë prej këtyre dy personave nuk më ka pyetur apo shprehur ndonjë kërkese apo dyshim lidhur me idenë time për t'u arratisur. Ky fakt konfirmohet edhe nga dokumentet që më kanë vënë përpara punëtoret dhe operativet e sigurimit te shtetit ku rezultonte vetëm një person si denoncuesi im dhe ai ishte: Ilir Murati. Sa mësipër, unë kërkuesi Filip Talo, kërkoj korrigjimin/saktësimin e këtij paragrafi duke qartësuar faktin se personi i vetëm që më ka denoncuar me prova, fakte dhe përgjime në organet e sigurimit të shtetit është Ilir Murati”, thuhet në letrën e dërguar nga Talo, e siguruar nga Oraneës.

Murati thotë më tej se nga materiali i dosjes në ngarkim të tij rikonfirmon autenticitetin dhe saktësinë e vërtetësinë vetëm tek shkresat që janë shkruar me shkrim dore dhe janë firmosur nga ana e tij ndërkohë që disa shkresa të tjera përmbajnë të dhëna kontradiktore, të pasakta të manipuluara, dhe /ose të falsifikuara.

“Fatkeqësia ime në atë periudhë, nuk mund të shërbejë si bazë për të më bërë objekt ngacmimesh apo shantazhesh sot”,. Shprehet ndër të tjera Talo.

Në fund të letrës Filip Talo kërkon edhe një herë korrigjimin e të dhënave. Ai paralajmëron se çështjen e tij do ta ndjekë në institucionet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kujtojmë se katër ditë më parë Ish-Presidenti i Republikës, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke publikuar një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës, njoftoi se ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.  Meta ka akuzuar anëtarët e Autoritetet të Dosjeve për 6 vepra penale pasi sipas tij kanë bërë shpërdorim të pastër të funksionit publik, u bënë vepra të verbra për sulm politik me pasoja të rënda në besimin e publikut. Meta ka thënë se Autporiteti kanë shkelur sigurinë juridike dhe kanë nisur një hetim mbi bazën e një urdhri që ka ardhur nga një denoncim anonim elektronik dhe me këtë kanë nisur procesin e verifikimit të një personi publik, që vetëm 24 orë më parë ishte Presidenti i Republikës. Meta tha se Autoriteti dosjeve ka marrë plot 7 vendime për 24 orë që sipas tij në një kohë kur do i duheshin 6 muaj. Meta tha se Autoriteti i dosjeve lidhi me dashje emrin e ish-presidentit Ilir Meta duke mos pasur asnjë provë, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. 

Ajo që duhet misterioze në të gjithë këtë histori është fakti se Filip Talo, i cili është nga Lushnja, është një njeri shumë i afërt i Ilir Metës. Ai ka qenë i punësuar për një periudhë të gjatë si Drejtor në Institutin e Meteorologjisë. Edhe pasi ai shkarkua në vitin 2013 për shkak të disa raporteve me shkelje të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ilir Meta bëri të gjitha lëvizjet ku u kujdesur që ai të vazhdojë u punësuar aty. Talo ishte shoku i I.M në vitet 90- 91, (ose më herët ’88 – ’89), të cilit i ka treguar planin për t’u arratisur nga Shqipëria. I.M e ka dekonspiruar planin te Sigurimi dhe Sigurimi e ka kapur para arratisjes, dhe i kanë thënë: Ose futu në burg ose bashkëpuno me ne! F.T ka qenë 19 vjeç në atë kohë dhe ka pranuar që të bashkëpunojë dhe sot pas kaq vitesh, ka kërkuar dosjen e vet për të zbuluar se kush e spiunoi! Në këtë dosje, del emri I.M.

Verifikimet për figurën e Ilir Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 06/09/2022 10:03

    PO KU GABONTE SIGURIMI NË EMRA E MBIEMRA. SE I FUSTE NË BURG KËTË QE DO ARATISEJ ME GJITHË ATA QË MERNIN DEKLARIMET.... SIGURIMI MUND TË SHTOJ SAJESE E FAKTE... PO JO TI SHKRUAJ GABIM EMRIN SPIUNIT. LIKJA ME DOSJE.

    Përgjigju
  • Ca bohet: 06/09/2022 09:01

    Sec me kujton 1 skec te Fadil Hases me Rremen kjo histori. Ku dy shok kishin spiunuar njeri-tjetrin dhe ne fund kishin marr para nga shteti si te persekutuar.

    Përgjigju
  • dardan: 06/09/2022 08:33

    Dridhe Like i thone kesaj, sa qese me flori ka mare ky bq. qe ta mohoi kete te vertete....?

    Përgjigju
  • Ha fryhu o mut: 06/09/2022 08:00

    Ja mbylli gojen me tufe te mire, 300 mij € ,rri mut i ka then ha keto e mos u ndje me ,Ilir Murati qe ky thot do ket vdekur me kohe .

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 06/09/2022 07:57

    Sa te paguan apo te kane kercenuar qe ta dredhesh muhabetin ,

    Përgjigju
  • Lala: 06/09/2022 07:34

    CA thot KY talon Mund te jet e vertet Mund te mo's here SE varet ca I intereson atij te thot por nje gje skuptoj si Ben kerkes per ndryshimi e dosjes kur dosja esht plotesuar nge ish here's te sigurimit ne base te deponimeve te cilat I kan Marr me te Mir ose me dru .? Plus shpejt u kujtun mas 3 muajsh te bej kerkes apo Tani e pagoinlikja te ndrroj qendrim talua

    Përgjigju
  • Edi: 06/09/2022 07:08

    Filloi shantazhi

    Përgjigju
  • Toni: 06/09/2022 04:13

    E trishtueshme kur i spiunuari blihet mnga spiuni.

    Përgjigju
    • Vlora: 06/09/2022 17:37

      E kushtueshme do te thoja I spiunuari ben Bingo

  • Iris: 06/09/2022 02:53

    Interesante! << Fatkeqesia ime ne ate periudhe,nuk mund te sherbeje si baze per te me bere objekt ngacmimesh e shantazhesh sot>>??!! Dikush i ka bere presion ketij fatkeqi dhe e ka detyruar te ndryshoje deklaraten.

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/09/2022 23:25

    Edvin shkjau shqipfolës me serorusin Vucic don ta eliminou Shqipërin nga harta…!

    Përgjigju
    • Arbëror Hundqiri: 06/09/2022 11:46

      He mer trupeshk, ta shqyen mire by…. sot? Dhe trut te paskan ik me pushime

    • XXX: 06/09/2022 08:30

      Ashtu eshte o rrotkarrist.

    • Tuku: 06/09/2022 08:07

      O 'arberoroooo' t'i paskan zhyt trute ne m...

  • Kik: 05/09/2022 23:03

    Hahaha. Do i bej kerkese hipotekes qe kam patur nje toke 35.000.m2 ne qender te tiranes korrgjo pronarin me ve mua.

    Përgjigju
    • syçeluri: 07/09/2022 14:10

      KINEZERIRA SHQIPTARE THEM UNE.PSE NUK VJEN KY TALUA NE GJYKATE E TE THOTE KETO PO SHKRUAN NGA AMERIKA.AI BILETEN FALAS E KA SE E PAGUAN LIKJA KESHTUQE TE NA URDHEROJE NJEHERE KETEJ NGA SHQIPERIA

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?