Dokumenti/ Fluturimet charter të personaliteteve shtetërore, ja kontrata e lidhur mes DSHQ dhe 'Air Albania'

13 Korrik 2020, 16:05| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 16:11

  • Share

Personalitetet e larta shtetërore do të udhëtojnë me charter sa herë është e nevojshme me një kosto minimale, pas kontratës të lidhur mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ) me kompaninë "Air Albania" më 30 Janar 2020.

Në pikën 4.2 të kontratës thuhet qartë se DSHQ si marrës i shërbimit do të paguajë vetëm karburantin, taksën aeroportuale dhe përpunimin në tokë, ndërsa tarifa e shërbimit nuk përfshin fitimin apo kosto të tjera, duke rrëzuar kështu çdo aludim për abuzim.

Kontrata është lidhur me 30 janar, në muajin kur Shqipëria mori kryesimin e OSBE për një vit dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit por dhe autoriteteve të tjera të larta shqiptare janë shtuar për shkak të detyrimeve edhe në kuadër të kësaj detyre të re të Shqipërisë.

Në dokument përcaktohet se përfaqësuesit e lartë do të udhëtojnë sa herë është e nevojshme dhe se  kompania "Air Albania" nuk ka asnjë përfitim monetar për shërbimin.

Kontrata ka një afat të pacaktuar  jo më pak se 1 vit pra për gjatë gjithë 2020 dhe në rast ndërprerje të kontratës duhet të lajmërojnë 30 ditë para.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?