Dokumenti i 1880-ës/ Reformat e kërkuara nga shqiptarët te Sulltani

12 Maj 2020, 10:46| Përditesimi: 12 Maj 2020, 10:53

  • Share

“L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reformat e kërkuara asokohe nga shqiptarët te Sulltani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Një dokument drejtuar të gjithë shqiptarëve, nga Shkodra, më 10 maj, dhe  i firmosur nga Hodo beu dhe Ali pasha, ekspozon reformat e mëposhtme, të cilat shqiptarët duan t’i kërkojnë sulltanit : 1° Autonomi të brendshme e cila duhet të përfshijë të gjitha rrethet shqiptare;

2° Konfirmim nga Porta të princit të zgjedhur nga kombi dhe në familjen e të cilit kurora do të jetë trashëguese;

3° Përcaktim të shumës së haraçit vjetor që duhet t’i paguhet sundimtarit;

4° Një numër të caktuar trupash që do t’i furnizohen Sulltanit në rast të një lufte midis Turqisë dhe fuqive të huaja;

5° Evakuim të trupave osmane nga të gjitha kështjellat e fortifikuara të vendit ku ato ende mbajnë garnizone;

6° Mirëmbajtje të marrëdhënieve midis Portës dhe Shqipërisë nëpërmjet të një përfaqësuesi shqiptar në Kostandinopojë;

7° Shkarkim të të gjithë punonjësve osmanë që nuk kanë kombësi shqiptare, dhe zëvendësimin e tyre nga zyrtarë të tjerë të caktuar nga princi i zgjedhur.

Qeveria turke nuk do të fitojë asgjë nga politika e saj dinake.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?