Deklarimi i LSI në KQZ dhe Ilir Meta

DOKUMENTI/ Ilir Meta rrezikon të merret i pandehur nga SPAK, nuk justifikon 600 mijë USD për lobim në SHBA, në KQZ deklaroi vetëm 3.3 milionë lekë

30 Maj 2022, 17:29| Përditesimi: 30 Maj 2022, 17:42

  • Share

Disa dokumente të publikuara në media konfirmojnë vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017. Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Kontrata parashikonte sigurimin e një ftese për Ilir Metën si pjesëmarrës në inaugurimin e Donald Trump, organizimin e takimeve me ligjvënës dhe drejtues të tjerë të administratës amerikane në Uashington gjatë kësaj ceremonie dhe pas 20 janarit 2017, zhvillimi dhe promovimi i marrëdhënieve të mira me administratën e re të Donald Trump dhe Kongresin amerikan. Kompania do të merrte nga 15 mijë euro në muaj. Kjo kontratë është ndërprerë në 14 shkurt 2017, për arsye të paqarta. Por, Ilir Meta dhe LSI kanë nënshkruar një kontratë të dytë më 24 mars 2017, me kompaninë.

“Dorelita Limited”, për lobim dhe takime. Sipas investigimit, kompania do të merrte 50 mijë euro në muaj. Kompania Dorelita i ngarkohen edhe shpenzimet e tjera të kompanisë lobuese, si udhëtimet, hotelet, drekat e darkat që organizohen me qëllim zbatimin e kontratës së nënshkruar. Në total, bashkë me këto kosto, kompania Dorelita ka paguar rreth 600 mijë dollarë për McKeon Group.

Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive? Përgjigja e këtyre dy pyetjeve mund të çojë Ilir Metën drejt dyerve të SPAK-ut. Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë.

Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë.

KQZ-ja ka verifikuar vetëm dy kontratat e deklaruara në vlerë 3.3 milionë lekë. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të vihet në lëvizje pas publikimit të dokumenteve për shpenzimet qindra mijëra euro të Ilir Metës për lobim në SHBA, para të cilave nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar kurrë në asnjë organ ligjgjzbatues në Shqipëri.

Raporti i KQZ për kontratat e LSI për konsulencë dhe lobim në vitin 2017 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nani: 30/05/2022 22:34

    Por ligji duhet zbatuar njelloj per te gjithe ose duhet hequr fare. Kane ikur juriste nga sistemi per pasuri minimale.

    Përgjigju
  • "Falkonja"shqiptar i SPAKUT: 30/05/2022 19:34

    Megjithe mend i nderuari Adriatik Doci pret ti qe Arben Llalle Kraja te hape dosje per Meten per kete shume kaq te vogel? Kjoeshte nje hollesire e parendesishme qe e shumta muns te "kritikohet" si jo morale,por qe nuk e kap ligji i SPAKUT,sepse del jashte kopetencave te ketij organi!Edhe sikur te gjithe banken e Shtetit ne Tirane,dmth rezervat e saja ,te pervetesonte Like briuganti,Kraja nuk do te shgqetesohej fare.Sepse do mendonte se me te duhet te merret Monika ,tregetarja e Cocaines,ose ndonje gjyqtar si Zhukri apo si Gjin Gjoni qe e zbatojne ligjin sipas atij qe kane perpara e xhepit te tij apo te fuqise qe ka dhe nuk eshte detyre e tij.Kraja e ka marre vendimin.Larg duart nga Metaj e nga Berisha! S'ka fakte e jo me dosje per Liken e Berishen! A nuk e deklaroi Kraja kete me mburrje e "kopetence" perpara KLP-se e i la ata me goje hapur?Biles u tha qe ju=KLP-ja s'keni asnje mundesi te hedhni syte ne punen time "shembullore"! Biles Kraja po ia kalon dhe Llalles ne kete drejtim!Dhe bravo ketij Drejtuesi kaq te afte!Qenka talent i madh dhe i pazbuluar,po ku paska qene ky goxha "xhevahir i fshehur ne mes te qymyrit"!Ben cdo gje sic i thote Meta,pervec detyres se tij si Prokuror!Meta duhet edhe keto dite qe i kane mbetur ti shfrytezoje e t'i akordoje dhe nje llamarine,dmth medalje ketij Derdimeni,si me nder nderi i Shqiperise,sepse po djersitet shume te fshehe faktet e dokumentat e zyrave te prokurorive per Meten vete e sidomos per Berishen e lindur kriminel!

    Përgjigju
  • Andi: 30/05/2022 18:12

    Interesante per politikanet tane eshte qe ata kane 30 vjet qe rrezikojne burgun por ce do qe me te njejtin pozicion rrijne prape

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?