Gjyqtari i Apelit në Durrës Tritan Hamitaj dhe dokumenti

Dokumenti/ Ish-anëtari i KLD-së që kërkon ndryshimin e ligjit të Vetingut i përfshirë në korrupsion, jo bashkëpunues

2 Janar 2021, 17:13| Përditesimi: 2 Janar 2021, 17:56

  • Share

Gjyqtari i Apelit në Durrës Tritan Hamitaj, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të dërgojë për ndryshim në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vetingut, dyshohet se është përfshirë në veprime korruptive si dhe ka abuzuar me detyrën.

Ky është konstatimi i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport që ka hartuar për llogari të Komisionit të Vetingut, i cili e ka shkarkuar gjyqtarin nga detyra, me shumicë votash, në shtator të vitit 2020. Hamitaj e kundërshton këtë vendim në Kolegj, ndërsa kërkon edhe ndryshimin e ligjit të Vetigut.

“Disponohen të dhëna...ku për subjektin e rivlerësimit Tritan Hamitaj ngrihen dyshime për përfshirje në veprime korruptive dhe abuzim me detyrën, në disa procese gjyqësore. Në informacionin e përcjellë nga autoritetet verifikuese, rezulton se, për përfshirjen e shtetasit Tritan Hamitaj në veprimtari të kundra ligjshme janë informuar edhe organet kompetente.

 Informacionet që disponohen për subjektin e rivlerësimit Tritan Hamitaj vlerësohen për aktualitetin e tyre, për një periudhë relativisht të gjatë kohë në më shumë se një rast... Sa më sipër, grupi i punës rishikoi konstatimin financiar për kontrollin e subjektit të rivlerësimit z. Tritan Hamitaj dhe konstatoi pa përshtatshmërinë  tij për të vijuar ushtrimin e detyrës”, thuhet në raport. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk është shprehur për këtë raport, nëse qëndron apo jo, pasi ky komision e ka shkarkuar gjyqtarin nga detyra vetëm për kriterin e pasurisë. Në vendimin e shkarkimit thuhet gjithashtu se gjyqtari nuk ishte bashkëpunues gjatë procesit të Vetingut si dhe ka bërë ‘deklarime kontradiktore gjatë procesit administrativ, duke iu përgjigjur në mënyra të ndryshme pyetjeve të njëjta të drejtuara nga Komisioni’. Ky qëndrim i ka rënduar më tej pozitat e gjyqtarit.

 “Subjekti i rivlerësimit ka cenuar qoftë edhe vetëm me këtë mënyrë sjelljeje besimin e publikut te një funksionar i drejtësisë, i cili duhet të karakterizohet nga sjellja e denjë, serioze dhe e sinqertë, jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe gjatë zbatimit të detyrimeve të tij përgjatë këtij procesi”, thuhet në vendim.

Rapoti i DSIK për Tritan Hamitajn

Vendimi i shkakimit të gjyqtarit Tritan Hamitaj

 

Komento

Komente

  • Zenuni: 03/01/2021 00:21

    Te gjithe pa perjashtim Jane te korruptuar. Pse ? Sepse eshte sistemi i atille dhe krye i korruptuari rama qe eshte mbeshtetesI

    Përgjigju
  • sapa: 02/01/2021 20:15

    Po nuk u varen ndonjehere keta njerez per krimet qe i kane bere popullit asnjehere nuk do kete qetesi ky popull!Pastaj politikane e pusht-tetare.Po nuk ndodhi kjo urrejtja do trashegohet brez pas brezi!Dhe me te drejte!

    Përgjigju
  • Endri: 02/01/2021 18:39

    Kur do i fusni ne burg keta hajduter?!! Boll u lodhem me kleckat e ligjeve qe shfrytezohen nga keta plehra

    Përgjigju
    • GaniD.: 02/01/2021 19:45

      Shume korrekt!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?