Elvis Hajdërlli

Dokumenti/ Kandidati i Berishës për Devollin e pranon: Jam dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh

1 Prill 2023, 16:44| Përditesimi: 1 Prill 2023, 16:57

  • Share

Kandidati i koalicionit ‘Meta-Berisha’ për bashkinë e Devollit, Elvis Hajdërlli ka pranuar se është dënuar me 6 muaj burg nga drejtësia greke. Në plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Hajdërlli shpjegon se Gjykata e Selanikut në Greqi e ka dënuar me 6 muaj burg nën akuzën e falsifikimit të dokumentave të përdorura për të kaluar në kufirin grek.

Dënimin Hajdërlli e ka shlyer në Selanik vendi ku edhe ra në pranga nga autoritetet greke.

Në kodin penale të vendit fqinj kjo konsiderohet si një ndër veprat e rënda penale që përdoret kryesisht nga grupet e strukturuara kriminale për trafikun e qenieve njerëzore.

Ndërkohë pritet të shihet nëse autoritetet ligjzbatuese do t’i heqin të drejtën Hajdërllit për kandiduar, ashtu siç ka ndodhur edhe me kandidatë të tjerë për kryebashkiakë që kanë rezultuar më herët me probleme ligjore sa i takon të shkuarës së tyre.

Formulari i dekriminalizimit i nënshkruar nga Elvis Hajdërlli

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?